Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin
KOSOVA

Tragjedia në Gjilan, prokuroria dyshon se 27-vjeçari vrau f*mijën para se të vritej nga babai

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj B. D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në rastin tragjik ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje në fshatin Demiraj të Gjilanit.Vendimi është marrë më 2 nëntor 20...

P
Piranjat 2 November 2026, 19:49 · 2 min lexim
Tragjedia në Gjilan, prokuroria dyshon se 27-vjeçari vrau

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj B. D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në rastin tragjik ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Vendimi është marrë më 2 nëntor 2026, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit.

 
Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari B. D. dyshohet se më 1 nëntor, pas mesnatës, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, e ka privuar nga jeta djalin e tij, A. D.

"I pandehuri B. D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon nga jeta A. D., ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre", thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi nëse i dyshuari do të lihej i lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të ndërmarra.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.