Tragjedia në Kretë, mbytet varka me emigrantë, 13 të vdekur

Një tragjedi e rëndë është regjistruar në brigjet e ishullit të Kretës në Greqi, ku 13 emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë shpëtuar nga autoritetet greke. Varka me emigrantë u pikas herët të hënën nga një anije mallrash, rreth 28 kilometra larg portit të Kaloi Limenes.
Sipas Rojës Bregdetare greke, personat e mbijetuar dhe trupat e viktimave u transportuan në breg. Katër prej të mbijetuarve u dërguan në spital, por njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë.
Mes të shtruarve në spital ishte edhe një fëmijë i vogël. Autoritetet dyshojnë se varka mund të kishte qëndruar për disa ditë në det të hapur, ndërsa erërat e forta ua kishin vështirësuar udhëtimin drejt bregut.
Ndërkohë, vetëm gjatë së hënës, Roja Bregdetare greke shpëtoi edhe 187 emigrantë të tjerë në tri operacione të ndryshme pranë Kretës. Greqia vijon të jetë një nga pikat kryesore të kalimit të emigrantëve drejt Evropës.
Lexo edhe
BOTA
Paralajmërimi i shkencëtarit fitues të Nobelit: Një “Çernobil i AI-së” mund të ndodhë në 2027!

Gati nisma për shkarkimin e Hegseth! Demokratët mbështesin nismën, shkak lufta në Iran

Europa i bashkohet bisedimeve Rusi-Ukrainë, një ekip zyrtarësh do të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA

Zgjedhjet e 29 nëntorit, e djathta spanjolle kryeson ndjeshëm në sondazhe

Kanadaja njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Trump i kërkon Netanyahut të zbatojë planin e paqes në Gaza pas përfundimit të zgjedhjeve në Izrael

OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit

Mbi 6,200 incidente antisemitike në SHBA brenda një viti, frikë dhe alarm në komunitetet hebraike





