Erdogan kërkon njohjen ndërkombëtare të Qipros Veriore, Turqia mbështet zgjidhjen me dy shtete

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të njohë të ashtuquajturën Republikë Turke të Qipros Veriore, duke përsëritur qëndrimin e Ankarasë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete për ishullin.
Duke folur me gazetarët pas kthimit nga Azerbajxhani, Erdogan deklaroi se në Qipro ekzistojnë dy popuj dhe dy shtete të veçanta, të cilat, sipas tij, duhet të njihen ndërkombëtarisht.
Ai u bëri thirrje shteteve, veçanërisht vendeve mike të Turqisë, të vendosin marrëdhënie politike, diplomatike dhe ekonomike me administratën turko-qipriote në veri të ishullit.
Erdogan theksoi se Ankaraja nuk do ta braktisë komunitetin turko-qipriot dhe do të vijojë përpjekjet diplomatike për njohjen e tij, duke kërkuar gjithashtu përfundimin e izolimit ndërkombëtar.
Presidenti turk njoftoi edhe nisma të reja për të rritur praninë dhe dukshmërinë ndërkombëtare të entitetit në veri të Qipros, pa dhënë detaje konkrete mbi projektet që do të ndërmerren.
Qiproja mbetet e ndarë që prej vitit 1974. Pjesa veriore e ishullit shpalli pavarësinë në vitin 1983, por njihet si shtet vetëm nga Turqia, ndërsa Republika e Qipros, e njohur ndërkombëtarisht, është anëtare e Bashkimit Evropian.
Lexo edhe
BOTA
Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objektivi jam unë!

Izraeli miraton dislokimin e 250 trupave të huaja në Gaza, SHBA përgatit forcën shumëkombëshe

U martua në Tajlandë pa u divorcuar në Britani, 56-vjeçari dënohet për…

Inteligjenca artificiale, shkenca studion deshifrimin e komunikimit të kafshëve

Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë





