AKTUALITET

Transporti publik kërkon TVSH 6% ose 10% dhe lehtësira të tjera fiskale për investimet

Piranjat Përditësimi i fundit 3 November 2026, 07:40

Transporti publik kërkon TVSH 6% ose 10% dhe lehtësira të tjera

Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtësim për sektorin e transportit, por për kompanitë e autobusëve dhe operatorët e taksive, ndryshimi nuk mjafton për të zgjidhur presionin e kostove të larta të aktivitetit. Ky është qendrimi i Kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Mema.

Në një reagim për ekofin.al, ai vlerëson se heqja e taksës së qarkullimit është një hap pozitiv, pasi mund të ulë një pjesë të shpenzimeve operative të kompanive të transportit. Megjithatë, sipas tij, efekti duhet parë në raport me tërësinë e kostove që përballojnë çdo ditë operatorët, nga karburanti dhe mirëmbajtja, te siguracionet, pagat e punonjësve dhe amortizimi i automjeteve.

Për kompanitë e transportit me autobusë, pesha e këtyre shpenzimeve është veçanërisht e ndjeshme. Ato duhet të përballojnë kostot e karburantit, pagat e shoferëve, pjesët e këmbimit, gomat, siguracionet dhe investimet për rinovimin e flotës. Në këtë kontekst, kursimi nga heqja e taksës së qarkullimit duhet të vlerësohet edhe në raport me numrin e automjeteve që disponon secila kompani dhe shpenzimet e përgjithshme të operimit.

Një tjetër problem lidhet me pamundësinë e operatorëve të transportit publik për të ndryshuar lirisht tarifat e udhëtimit në përgjigje të rritjes së kostove. Ndryshe nga sektorët e tjerë të shërbimeve, transporti me autobusë përmbush një funksion jetik për qytetarët dhe çmimi i biletës nuk mund të përshtatet automatikisht me çdo ndryshim të shpenzimeve. Kjo bën që rritja e kostove të reflektohet drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të kompanive.

Mema thekson se lehtësimi fiskal duhet të shtrihet edhe te TVSH-ja për shërbimet e transportit të udhëtarëve. Sipas propozimit të tij, duhet të shqyrtohet mundësia e aplikimit të një norme të reduktuar, në nivelin 10% ose 6%, duke analizuar veçmas ndikimin për transportin me autobusë dhe atë me taksi.

Një normë më e ulët e TVSH-së për biletat mund të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të operatorëve. Megjithatë, efekti real për kompanitë do të varet nga mënyra se si do të zbatohet skema dhe nga trajtimi i TVSH-së së paguar për blerjet dhe shpenzimet e aktivitetit.

Edhe rinovimi i flotës kërkon politika mbështetëse

Përveç taksave, një tjetër çështje që kërkon ndërhyrje është rinovimi i flotës së automjeteve. Sipas Memës, politikat fiskale duhet të krijojnë më shumë hapësirë për investime në autobusë dhe automjete me konsum më të ulët karburanti, si dhe në mjete elektrike.

Një barrë më e ulët fiskale do t’u jepte kompanive më shumë mundësi për të investuar në automjete të reja, për të përmirësuar kushtet e udhëtimit dhe për të rritur sigurinë e shërbimit. Në të njëjtën kohë, kalimi drejt mjeteve me konsum më të ulët ose elektrike do të ndihmonte në reduktimin e kostove operative dhe ndotjes.

Në këtë kuadër, Mema kërkon që rishikimi i taksave mbi automjetet të mos sjellë thjesht zhvendosjen e barrës fiskale nga një kategori në tjetrën, duke neutralizuar përfitimin që synohet nga heqja e taksës së qarkullimit.

Sipas tij, mbështetja për sektorin duhet të përfshijë tre drejtime kryesore: rishikimin e barrës fiskale mbi mjetet e transportit, shqyrtimin e një norme të reduktuar të TVSH-së për shërbimet e udhëtarëve dhe krijimin e mekanizmave që nxisin rinovimin e flotës.

“Transporti publik nuk duhet parë thjesht si një aktivitet ekonomik, por si një shërbim me rëndësi jetike për qytetarët dhe ekonominë”, shprehet Mema, duke argumentuar se politikat fiskale duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe përmirësimin e cilësisë së tij. /ekofin.al.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?