AKTUALITET

Dinamika/ Vrau 35-vjeçarin shqiptar, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk doja ta vrisja! Veprimet që bëri pas krimit i rëndojnë akuzat

Piranjat Përditësimi i fundit 2 November 2026, 21:15
Dinamika/ Vrau 35-vjeçarin shqiptar, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk

Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja

“Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Kjo është dëshmia nga burgu i Forlit i Daniele Sartinin, 29-vjeçari italian nga Cezena, i cili po hetohet për vrasjen e Denaldo Maxhalakut. I riu ndodhet në qeli që prej 28 tetorit, ditën kur u gjet trupi i pajetë i 31-vjeçarit me origjinë shqiptare, i fshehur në një pus, vetëm pak metra larg banesës së të dyshuarit. Ndërkohë, po kryhet autopsia e viktimës. Në përfundim të saj, Prokuroria do të japë lejen për varrimin dhe trupi do t’i vihet në dispozicion familjes për ceremoninë mortore.

“Më kapi nga fyti dhe u frikësova, ndaj mora armën”

Sartini është shprehur se është “shumë i penduar”, duke pretenduar se ngjarja ndodhi brenda pak çastesh, në një situatë të mbushur me tension, frikë dhe panik. Një përzierje emocionesh që përfundoi në një krim të rëndë: vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës. Këto janë akuzat që rëndojnë ndaj 29-vjeçarit, ndërsa hetimet mund të çojnë edhe në rëndimin e mëtejshëm të pozitës së tij. Mes rrethanave rënduese që mund t’i atribuohen të dyshuarit është edhe fakti se ai dyshohet se ka përdorur një armë që nuk ishte e tij për të vrarë 31-vjeçarin, i cili punonte si bojaxhi.

“Kam qenë unë”, ka pranuar ai përpara hetuesve

“U frikësova për veten dhe familjen time, u ndjeva i kërcënuar. Denaldo më kapi nga fyti, sepse nuk kisha paratë e kokainës që duhej t’i ktheja. Hyra në shtëpi dhe mora pistoletën”, ka deklaruar Sartini. 

U zbulua nga telefoni

Hetuesit arritën të zbardhin lëvizjet e të dyshuarit përmes telefonit të tij celular. Nga të dhënat telefonike rezultoi se Sartini dhe Maxhalaku kishin komunikuar pak përpara krimit dhe se kishin lënë një takim në mbrëmjen e 7 tetorit, pikërisht në banesën e 29-vjeçarit.

Gjithashtu, telefoni i Sartinit u lokalizua në vendin ku u dogj automjeti i Denaldo Maxhalakut, rreth katër kilometra larg vendit ku dyshohet se ndodhi vrasja. Përballë provave, 29-vjeçari pranoi para hetuesve se kishte vrarë shqiptarin. Motivi i dyshuar i krimit lidhet me një borxh prej 1.500 eurosh, që dyshohet se kishte të bënte me drogën.

Kush ishin viktima dhe autori i dyshuar?

Daniele Sartini, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes, ishte i papunë prej një muaji. Më parë punonte gjatë orëve të mbrëmjes, duke shitur jashtë diskotekave, me një furgon. Prej një muaji përfitonte pagesën e papunësisë. Ai nuk kishte precedentë penalë dhe jetonte në Longiano, në zonën e Çezenës, së bashku me të atin.

Ndërsa viktima, Denaldo Maxhalaku, ishte 31 vjeç dhe punonte si bojaxhi. Prej tre vitesh jetonte në Gatteo me bashkëshorten shqiptare 20-vjeçare dhe vajzën e tyre të vogël, e cila kishte lindur në gusht të vitit 2025.

“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i dashur dhe një punëtor i madh”, ka deklaruar bashkëshortja e tij. “Vajza ime do të duhet të rritet pa babanë e saj. Është një dhimbje që nuk ka të krahasuar”, është shprehur ajo.

E qëlloi tri herë në gjoks, më pas e fshehu trupin në pus

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, Denaldo Maxhalaku mbërriti atë mbrëmje me automjetin e tij përpara banesës së Sartinit në Longiano, për t’i kërkuar paratë që i detyrohej. I riu nga Longiano, i përfaqësuar nga avokatët Luca Arginelli dhe Antonio Baldacci, ndodhej i vetëm në banesë. Pas një konflikti verbal, ai dyshohet se hyri brenda dhe mori një pistoletë të tipit Glock, kalibër 40. Më pas qëlloi tri herë në gjoks 31-vjeçarin shqiptar, i cili ndërroi jetë në vend.

Pas vrasjes, Sartini dyshohet se e ngarkoi trupin në automjet dhe e fshehu në një pus artezian përpara banesës. Më pas, sipas hetimeve, i vuri flakën makinës së bojaxhiut shqiptar, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit. Bashkëshortja e viktimës përfaqësohet nga avokati Raffaele Pacifico.

Hetimet drejtohen nga Prokuroria e Forlit dhe Njësia Hetimore e Forlit, në bashkëpunim me karabinierët e Kompanisë së Cesenaticos, njësinë operative dhe stacionin përkatës. /PiranjatNews/

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?