
Nga data 2 nëntor, shërbimi i dializës realizohet përmes OSHIS, shoqërisë shtetëtore që u ngrit fillimisht për ofrimin e shërbimeve të sterilizimit, edhe ky një koncesion i përfunduar, për të cilin prej shumë vitesh SPAk vijon hetimet për shkelje në procedura.
Ndërkohë, edhe në vitin e fundit të funksionimit, buxheti i shtetit ka paguar mbi 94 milionë lekë për 8,398 seanca dialize të pakryera, si pasojë e mekanizmit të financimit të parashikuar në kontratën koncesionare. Gjetja është evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e auditimit për zbatimin e buxhetit 2025, duke nxjerrë në pah kostot që krijohen kur pagesat për shërbimet shëndetësore nuk përputhen me volumin faktik të tyre.
Sipas KLSH-së, pagesat për koncesionin e dializës janë kryer mbi bazën e projeksioneve minimale kontraktuale, të cilat kanë rezultuar më të larta se numri i seancave të realizuara. Për rrjedhojë, shteti ka financuar edhe shërbime që nuk janë kryer, me një efekt financiar prej rreth 94 milionë lekësh vetëm për vitin 2025.
Problematika lidhet me mënyrën e financimit të kontratës, ku parashikimi i një niveli minimal shërbimi krijon detyrime pagese edhe kur numri real i procedurave është më i ulët. Në këtë rast, diferenca ndërmjet seancave të paguara dhe atyre të realizuara është përballuar nga fondet publike.
Gjetja e auditimit merr rëndësi edhe në kontekstin e rritjes së pagesave për kontratat koncesionare. KLSH evidenton se gjatë vitit 2025, koncesioni i dializës ishte ndër katër kontratat PPP, së bashku me sterilizimin, laboratorët spitalorë dhe skanimin doganor, që regjistruan rritje të pagesave krahasuar me vitin 2024. Rritja e përbashkët për këto katër kontrata ishte 301.9 milionë lekë dhe lidhet me rritjen e shërbimeve sipas modelit të pagesës në varësi të përdorimit.
Megjithatë, për dializën, auditimi evidenton se financimi sipas projeksioneve minimale ka sjellë pagesa edhe për seanca të pakryera. Kjo ngre çështjen e përputhjes së detyrimeve financiare të shtetit me shërbimin e ofruar realisht.

Dializa në Shqipëri, 96% e seancave kryhen nga sektori privat, numri i pacientëve në rritje
Sipas raportit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, numri i pacientëve që trajtohen me dializë arriti në 1,556 në fund të vitit 2025, nga 1,506 një vit më parë. Edhe numri i seancave të hemodializës u rrit, duke arritur në 212,151, ose 6,518 më shumë se në vitin 2024. Shërbimi u ofrua nga një spital publik, nëntë institucione shëndetësore jopublike dhe koncesionari “DiaVita”, që operon në pesë qendra dialize.
Pjesa dërrmuese e shërbimit ofrohet nga sektori privat. Nga 1,556 pacientë, 902 trajtohen në institucionet jopublike dhe 542 në qendrat e PPP-së “DiaVita”, ndërsa vetëm 112 në spitalin publik. E njëjta tablo paraqitet edhe te seancat e realizuara: 128,424 në institucionet jopublike, 75,273 nga koncesionari dhe vetëm 8,454 në spitalin publik.
Kështu, sektori privat, përfshirë PPP-në, realizon rreth 96% të seancave të dializës në vend, ndërsa sektori publik vetëm 4%./ekofin.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 November07:17
Anulohet projekti i dy hoteleve në Palasë dhe Dhërmi, mungesë interesi nga investitorët
Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomodues...
AKTUALITET
3 November07:07
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. P...
AKTUALITET
2 November23:17
Dy shqiptarët kapen në fermën e kanabisit prej 500,000 paundësh
Dy burra janë akuzuar pas zbulimit të një ferme të madhe kanabisi në një fabrikë lëkure të papërdorur pran&eum...
AKTUALITET
2 November21:15
Dinamika/ Vrau 35-vjeçarin shqiptar, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk doja ta vrisja! Veprimet që bëri pas krimit i rëndojnë akuzat
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja
“Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
AKTUALITET
2 November20:37
Alarmi për 300 të rinj të droguar në mbrëmjen e Halloween-it/ Reagon shërbimi i Toksikologjisë: Vetëm një rast në QSUT, dilni me njerëz të besuar
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT ka mohuar pretendimet se rreth 300 të rinj kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë fu...
AKTUALITET
2 November20:31
“Do kalbesh në burg”/ Në korrespondecën para çdo seance me GJKKO, Veliaj i shton edhe kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
AKTUALITET
2 November20:07
KLGJ kërkon 84 gjyqtarë shtesë: I kemi dosjet stok
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
AKTUALITET
2 November19:27
16-vjeçari vdes te "Trauma", gjimnazi “Hydajet Lezha” në zi: Nuk ka fjalë për këtë dhimbje
Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne pasi mësohet se Arjoni, 16- vjeçari nga Lezha ka humbur jet&e...
AKTUALITET
2 November19:12
Shpërthimi që i mori jetën familjes shqiptare, gjykata merr vendim për ‘bandën e bakrit’. Letra për drejtësinë
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
AKTUALITET
2 November18:57
Rama braktisi studion pasi u pyet për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Jared Kushner, gazetari amerikan publikon emisionin e plotë
Siç ishte raportuar më parë, një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Andrew Cal...