Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çmenduri në Kukës/ I riu merret peng për një gërvishtje pasqyre të makinës dhe rrihet barbarisht Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale
AKTUALITET

Transportonin 500 mijë euro me makinë, si u zbulua skema e mashtruesve në Janinë

P
Piranjat20 November 2026, 18:48 · 2 min lexim
Transportonin 500 mijë euro me makinë, si u zbulua skema e mashtruesve

Një ndjekje e rrezikshme me makinë në ambientet e një spitali në veriperëndim të Greqisë, këtë javë, ka çuar në zbulimin e një grupi mashtruesish telefonikë, të cilët më herët kishin përvetësuar një shumë të madhe parash dhe monedhash ari nga një grua e moshuar. Kështu bëri të ditur policia greke të premten.

Burime policore thanë se janë identifikuar tre burra me origjinë rome, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ndodheshin në një automjet tip fuoristradë të zezë, që përshkoi me shpejtësi ambientet e spitalit të Janinës. Gjatë ngjarjes, një efektiv policie që tentoi ta ndalonte automjetin mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesit arritën të largoheshin. Të dyshuarit mendohet se kanë përdorur të njëjtën makinë për t'u larguar nga banesat e personave që kishin mashtruar, duke u marrë para dhe bizhuteri, më 9 dhe 11 nëntor.

Arsyeja përse ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, duke shkaktuar ndjekjen dhe të shtënat me armë që pasuan, ishte se në automjet transportonin para dhe monedha ari britanike me vlerë rreth 500 mijë euro.

Më herët të premten, pronarja 24-vjeçare e automjetit, e cila ishte arrestuar dy ditë më parë pasi ishte paraqitur në një komisariat policie në Zefyri, në periferi veriperëndimore të Athinës, për të deklaruar se fuoristrada ishte vjedhur, u dërgua para prokurorit në Janinë.

Ajo dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit, pasi makina ishte përdorur për të paktën nëntë ditë nga personat e dyshuar për mashtrimet telefonike, përpara se ajo të njoftonte autoritetet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.