Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërk... Turqia planifikon universitetet trevjeçare për të nxitur martesat dhe rritur lindshmërinë Studimi/ Patatet mund të kultivohen në Hënë, janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e a... Makina përplas motorin në Vlorë, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital
BOTA

Trump fjeti gjatë fjalimit të Xi Jinping? Shtëpia e Bardhë mohon akuzat: Lajm i rremë!

P
Piranjat19 November 2026, 14:57 · 3 min lexim
Trump fjeti gjatë fjalimit të Xi Jinping? Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj raportimeve mediatike që pretendojnë se Presidenti amerikan Donald Trump është filmuar duke fjetur gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Kinë, ndërsa Presidenti kinez Xi Jinping po mbante një fjalim.

Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Stephen Chang, i hodhi poshtë këto pretendime përmes një postimi në rrjetin social X, duke këmbëngulur se Trump nuk po flinte, por po lexonte dokumentet që kishte përpara. “Lajm i rremë! Presidenti Trump po shikonte dokumentet para tij ndërsa folësi po bënte deklaratat e tij. Mund t’i shihni qartë sytë e tij duke lëvizur para dhe mbrapa”, shkroi Chang.

Ai vijoi me kritika të forta ndaj mediave, duke i akuzuar për përhapjen e informacioneve të pavërteta. “Kjo është arsyeja pse njerëzit e urrejnë kaq shumë median. Ata gënjejnë gjatë gjithë kohës”, deklaroi zyrtari amerikan. Pamjet që shkaktuan reagimet u regjistruan gjatë fjalimit të Xi Jinping në samitin e APEC-ut në Shenzhen, ku presidenti kinez po prezantonte vizionin e Pekinit për të ardhmen e rajonit Azi-Paqësor.

Sipas raportimit të gazetës South China Morning Post, kamerat filmuan disa prej liderëve të pranishëm në sallë. Presidenti rus Vladimir Putin dukej se po ndiqte fjalimin, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney dhe kreu i administratës së Hong Kongut, John Lee, mbanin shënime. Ndërkohë, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi u pa duke buzëqeshur në disa momente. Vëmendja e kamerave u përqendrua më pas te Donald Trump, i cili për disa sekonda u shfaq me kokën e ulur dhe sytë e mbyllur. Pamjet u transmetuan edhe në ekranet gjigante të sallës, duke nxitur reagime dhe komente në rrjetet sociale.

 

Nuk është hera e parë që Trump përballet me pretendime të tilla. Presidenti amerikan i ka mohuar më parë akuzat se bie në gjumë gjatë takimeve publike, duke argumentuar se në momentet kur fotografohet me sytë mbyllur, thjesht po pushon sytë ose po i mbyll qepallat.

“Është shumë relaksuese për mua”, është shprehur ai më herët, duke shtuar se kamerat shpesh kapin pikërisht momentin kur sytë e tij janë të mbyllur. Pamjet kanë rikthyer në vëmendje diskutimet mbi gjendjen fizike të presidentit amerikan, i cili, sipas raportimit, kishte zhvilluar një axhendë të ngjeshur me takime dhe angazhime diplomatike gjatë tri ditëve të fundit. Megjithatë, videoja e publikuar nuk provon në vetvete se Trump ishte në gjumë, ndërsa Shtëpia e Bardhë këmbëngul se ai po lexonte dokumentet gjatë fjalimit të presidentit kinez.

Fake News! President Trump was looking at papers in front of him while the speaker made remarks. You can clearly see his eyes move back and forth.

This is why the people despise media so much. They constantly lie.

— Steven Cheung (@StevenCheung47) November 19, 2026

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.