AKTUALITET
Makina përplas motorin në Vlorë, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën Zenel Mura të qytetit të Vlorës.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB, dhe një motor, ku udhëtonte një 50-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në ballë, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por ka pësuar dëmtime nga përplasja.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Top Channel
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kaloi në SPAK, Klodiana Lala: Dyshime për përfshirjen e deputetes Etleva Budini!...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro

"Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtrenjtë u largua përgjithmonë......

Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi

Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, dyshime për pastrim parash!...

Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dhe historiku i tyre

Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje

"Përmbytën" Belgjikën dhe Anglinë me ko*ainë, goditet banda që fitoi 25 mln euro, arrestohen disa shqiptarë






