Turqia planifikon universitetet trevjeçare për të nxitur martesat dhe rritur lindshmërinë

Turqia po shqyrton një reformë të rëndësishme në sistemin e arsimit të lartë, duke planifikuar shkurtimin e studimeve universitare nga katër në tre vjet. Nisma synon që të rinjtë të përfundojnë më herët studimet, të hyjnë më shpejt në tregun e punës dhe të mos shtyjnë martesën dhe krijimin e familjes.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, presidenti i Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqi, Erol Özvar, ka argumentuar se kohëzgjatja e gjatë e studimeve është një nga faktorët që ndikon në vonesën e hyrjes së të rinjve në jetën aktive, në martesat në moshë më të madhe dhe, rrjedhimisht, në rënien e lindshmërisë.
Sipas tij, vendi po përballet me një rënie të vazhdueshme të numrit të lindjeve, duke e konsideruar situatën demografike si një çështje kritike. Özvar bëri të ditur se universitetet janë përgatitur prej rreth një viti për ndryshimet e mundshme. Ai theksoi se një student, duke llogaritur edhe shërbimin ushtarak, praktikat profesionale dhe kohën e nevojshme për të gjetur punë, mund të nisë karrierën e tij në moshën 26 ose 27 vjeç. Reforma parashikon gjithashtu reduktimin e numrit të lëndëve dhe përditësimin e programeve mësimore.
Sipas Özvar, universitetet turke kanë mesatarisht rreth 60 lëndë në programet e tyre, ndërsa në universitetet evropiane numri varion nga 20 deri në 25. Një tjetër synim është përfshirja më e madhe e inteligjencës artificiale në procesin mësimor dhe modernizimi i sistemit universitar. Propozimi vjen në një kohë kur Turqia po kërkon mënyra për të frenuar rënien e lindshmërisë dhe për të nxitur të rinjtë të krijojnë familje në një moshë më të hershme
Lexo edhe
BOTA
Studimi/ Patatet mund të kultivohen në Hënë, janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve

Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño

Sulmet ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, pesë rajone mbeten pa energji elektrike

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë dollarë

Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, energjinë dhe Gjykatën Penale Ndë...

Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon në qeli

Harrojeni “123456”/ Kjo është fjala e pazakontë më e përdorur si fjalëkalim në Zvicër

Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së






