Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS! “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: ... BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë! “Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Tedi Blushi prezanton 7 amendamentet e Par... Si ta kuptojmë nëse inteligjenca artificiale po bëhet e vetëdijshme? Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike ''Nga Harry Potter te Emily in Paris''/ 10 serialet që nuk duhet të humbisni këtë dhjetor
BOTA

Trump: Putin dërgoi raketa dhe dronë në Poloni gabimisht

P
Piranjat21 November 2026, 12:37 · 2 min lexim
Trump: Putin dërgoi raketa dhe dronë në Poloni gabimisht

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar incidentin e fundit në Poloni, ku gjatë një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës, dy raketa dhe një dron hynë në hapësirën ajrore polake dhe ranë në territorin e këtij shteti.

Në një prononcim për televizionin Fox News, lideri amerikan tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar dronë dhe disa raketa në Poloni, por sipas tij, kjo ka ndodhur gabimisht.“Putini ka dërguar dronë në Poloni dhe disa raketa të vogla, gabimisht”, deklaroi ai.

Megjithatë, autoritetet polake e kanë cilësuar incidentin si një tjetër provokim rus, duke mos e përjashtuar mundësinë që koha e këtij veprimi të mos ketë qenë e rastësishme.

Detaje të reja rreth rënies së dy raketave ruse dhe një droni në Poloni

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, konfirmoi se njëra prej raketave ishte e tipit Kh-101, ndërsa objekti i dytë besohet të ketë qenë gjithashtu raketë. Objekti i tretë dyshohet të ketë qenë një dron me motor reaktiv.

Të tri objektet ranë në lokacione të ndryshme në lindje dhe juglindje të Polonisë: Nowy Lipowiec, Rudnik nad Sanem dhe Mołodycz. Sipas autoriteteve, nuk pati të lënduar dhe as dëme në infrastrukturën kritike.

Ushtria polake kishte ngritur në ajër avionët luftarakë F-16, ndërsa në operacion morën pjesë edhe aeroplanë suedezë Gripen. Sistemet e mbrojtjes ajrore, përfshirë ato Patriot, u vunë në gatishmëri të lartë.

Incidenti ndodhi në një kohë kur në Poloni po zhvilloheshin ushtrime ushtarake me pjesëmarrjen e trupave nga 11 shtete të Koalicionit të Vullnetit, të cilat po testonin planet për një mision të mundshëm në Ukrainë pas përfundimit të luftës. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.