Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Paraburgimi i zgjatur do të ngrihet në Parlamentin Europian
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar deklaratën e eurodeputetit italian, Giorgio Gori, i cili kërkon shpjegime lidhur

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar deklaratën e eurodeputetit italian, Giorgio Gori, i cili kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut.
Në një deklaratë për gazetën italiane “Domani”, Gori bëri të ditur se i është drejtuar zyrtarisht Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, duke kërkuar shpjegime për rastin.
Ai paralajmëroi gjithashtu se çështja e Veliajt do të ngrihet edhe në Parlamentin Europian.
Po ashtu në deklaratën që Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale, eurodeputetit eshte shprehur se kjo çështje duhet të diskutohet në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Postimi:
Eurodeputeti italian, Giorgio Gori, kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për gazetën “Domani”, ai ka deklaruar se rasti Veliaj “do të ngrihet edhe në Parlamentin Evropian” dhe se i ka kërkuar zyrtarisht sqarime Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
“Nuk kam informacion të mjaftueshëm për të gjykuar pafajësinë apo fajësinë e Veliajt, por prirem të mbështes parimin e prezumimit të pafajësisë dhe, në këtë rast, mungojnë garancitë minimale.
Në këtë rast nuk është zhvilluar as seancë dëgjimore. Rasti bën pjesë në problematikën e paraburgimit, që më duket mjaft patologjike në Shqipëri. Një pjesë e madhe e popullsisë së burgjeve mbahet pas hekurave pa pasur një dënim të formës së prerë.
Kjo është një çështje që duhet të ngrihet gjatë negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat, megjithatë, po përparojnë pozitivisht. Sigurisht që ka pasur përparime. Por personat nën hetim nuk mund të mbahen në burg. Rasti Veliaj do të ngrihet edhe në Parlamentin Evropian”.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë si pronë personale

Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare

Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë publike

“Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë në erë komisionin

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë, largimi i Ramës





