Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedh... Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit “Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë ... Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qyt... Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete
POLITIKE

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

P
Piranjat 9 November 2026, 12:38 · 3 min lexim
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që

Kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi dosjen “Albanian File” si një nga dosjet më kriminale në historinë e Evropës.

Gjatë një konference për shtyp, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka trajtuar territorin e Shqipërisë si pronë personale, duke pretenduar se zonat më të bukura turistike dhe panoramike të vendit u janë vënë në dispozicion karteleve të drogës.

Berisha deklaroi se dosja, e njohur edhe si “Libri i Kuq” apo “Dosja Shqiptare”, përmban 523 projekte për të cilat, sipas tij, nuk është respektuar asnjë kriter ligjor në aspektin e pronësisë, mjedisit dhe urbanistikës.

Berisha: ‘Albanian File’ është një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës. ‘Albanian File’ është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike panoramike piktoreske, peizazhet më magjike të vendit në bregdet, në kodrat, malet, luginat, majat e këtij vendi i janë shitur drogës, drogës dhe vetëm drogës.

Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka guxuar të trajtojë territorin e vendit të tij si pronën personale të veten, duke shkelur Kushtetutën, ligjet e pronësisë dhe urbanistikën e vendit.

‘Albanian File’ është dosja që mund të quhet ndryshe Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës.

‘Albanian File’ apo ‘Libri i Kuq’ ose ‘Dosja Shqiptare’ mund të ketë titull tjetër Padrinoja Miliarder.

‘Albanian File’ mund të ketë titull tjetër ‘Shqipëria në Kthetrat e Karteleve dhe Mafies më të Rrezikshme të Evropës dhe Botës’.

Apo mund të quhet ‘Kushtetuta Urbanistike e Parë e Narkoshtetit të Parë dhe të Vetëm në Evropë’.

‘Albanian File’ ose ‘Libri i Kuq i Padrinos’, i cili është denoncuar muaj më parë së pari nga gazetarë guximtarë dhe më pas është denoncuar nga PD në këtë sallë, në parlament dhe kudo, përmbledh edhe njëherë për rikujtesë 523 projekte, për të cilat nuk ekziston as edhe një kusht i vetëm ligjor i respektuar, qoftë në rrafshin e pronësisë, qoftë në rrafshin e mjedisit, qoftë në rrafshin urbanistik dhe në asnjë rrafsh tjetër. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.