Vetingu nga GJK/ ‘Puç kushtetues’, Kalaja: Aneksi i rregullores, fyerje për 7 gjyqtarët që e miratuan!

Teksa Gjykata Kushtetuese ka miratuar më 2 nëntor 2026 një aneks të ri të rregullores, që përcakton mënyrën se si do të shqyrtohen çështjet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për avokaten Adriana Kalaja një aneks i tillë nuk është gjë tjetër veçse një puç kushtetues.
E ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Kalaja tha se 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë miratuar aneksin që lidhet me rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një problem i kamulfluar sipas saj, në një kohë që referuar evidencave reale të KLP e KLGJ, thekson avokatja, rivlerësimi përfundimtar është përmbyllur.
Kalaja e konsideron këtë një rast flagrant, pasi anëtarët eKolegjit të Posaçëm të Apelimit janë emëruar si gjyqtarë, në një kohë sot trajtohet çështja e një organi kushtetues që merr trajtën e KPA.
Sipas aneksit të rregullores së GJK, kërkesat do të kalojnë fillimisht në një kolegj me tre gjyqtarë, ndërsa çështjet që plotësojnë kriteret ligjore do të shqyrtohen në seancë plenare, ku vendimmarrja do të bëhet me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe abstenimi nuk do të lejohet.
Është puc kushtetues, më shumë se sa skandal. Me këtë mazhorancë po evidentohet që kur ndodh një skalndal nuk shikojmë hapa konkretë që gjerat të mos agravohen. Pas përfundimit të efektit të KPA, GJK duhet të rregullojë efektet për shkarkimet. Strasburgu i ka konsideruar me shkelje, dhe ata i thonë GJK që të rregullojnë efektet e vendimeve të Strasburgut.
Kemi patur një rregullorë të funksionimit të GJK, kanë miratuar aneksin që lidhet me vetingun, një problem i kamulfluar sepse flitet për rivlerësim kalimtar, ndërkohë sipas evidencave reale të KLP e KLGJ, rivlerësimi përfundimtar është përmbyllur, ndërsa aneksi i kushtetutës thotë se funksionimi i KPA përfundon kur rivlerësimi i gjyqtarit të fundit ka marrë formë të prerë. Ne jemi para një rasti flagrant, anëtarët e KPA janë vënë nëpër punëra, ndërsa ne merremi me një organ kushtetues që merr trajën e KPA.
Atë gafën që bëmë më 2016, që ONM ia bashkangjisim KPK e KPA, ia bashkangjisim tashmë GJK. Jemi të shqetësuar nga ky aneks, GJK përveç i jep tagra ONM e shkel kushtetutën, ka mbaruar ligji 84 për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. GJK ka nxjerrë një aneks rregulloreje për t’i zgjatur efektet ligjit por edhe anëeksit të kushtetutës.
Përveçse ka përfunduar procesi i rivlerësimit ka përfunduar edhe mandati i KPA. I jepet një status në kundërshtim me ligjin e kushtëtutën një operacioni ndërkombëtar, por për hir të rrethanave të dikurshme s’e ankimoi askush. Kush e inicioi këtë? Ky aneks i gjk është miratuar 7-1, kemi 7 gjyqtarë që fyejnë dhe veten e vet.
Lexo edhe
POLITIKE
Bushati: Përplasja Rama-Veliaj bëhet për paratë dhe kontrollin e Bashkisë së Tiranës

“Regres-raporti” i KE/ Meta: Rama shpiku 'centimetrin e fundit' si alibi për agoninë e qeverisjes
Protestat e studentëve në Tiranë/ Protestuesja: Dhunë barbare ndaj të rinjve nga pushteti. Është ‘grisur’ imazhi i kryeministrit edhe në ...

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Elisa Spiropali thumbon Ramën

Alimehmeti: Bashkimi i kauzave ka një objektiv të përbashkët, largimin e Edi Ramës





