Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, Këlliçi publikon SMS: Me paratë e marra, deputetja e PS ka blerë vota

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë publik një denoncim lidhur me skandalin e vjedhjes së 700 mijë eurove në postën e Durrësit, ku dyshohet se është e përfshirë edhe deputetja e PS, Etleva Budini, e cila ka mbajtur postin e drejtoreshës së Postës deri në vitin 2025. Këlliçi lexoi live një mesazh që ka marrë nga një qytetar, në të cilin ngrihen pretendime se Etleva Budini, paratë e vjedhura nga posta i ka përdorur për të blerë vota në Durrës.
Po ashtu, sipas mesazhit të qytetarit, edhe bashkëshorti i deputetes po bën namin me “lejet e qëndrimit të indianëve dhe egjiptianëve”.
“Më thotë një person për ish drejtoreshën e Postës në Durrës. Çdo gjë që ka vjedhur e ka shpërdoruar për zgjedhje dhe paratë e vjedhura janë përdorur për blerje votash në Durrës.
Nën orientimin e bashkëshortit të zonjës, Boge, ish-drejtor kufiri në Durrës, me katër raste të trafikut të drogës gjatë kohës që drejtonte portin në Durrës.
Aktualisht ky individ, bashkëshorti i deputetes, është bërë drejtor kufiri dhe migracioni i Tiranës dhe është duke bërë namin me lejet e qëndrimit të indianëve dhe egjiptianëve. Nuk e di se sa i vërtetë është informacioni, por jam i detyruar ta bëj transparent këtë mesazh”, deklaroi Këlliçi.
Lexo edhe
POLITIKE
Buxheti i Bashkisë, Vlorë, Atird Hoxha: Nuk është realist, ka shpërndarje të pabarabartë e investimeve

Peter Lucas: Një udhëtim nëpër errësirën e komunizmit në Shqipëri

Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensionet europiane

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi i tij

Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që platformën e kanë kundër PD

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro

“Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, por duke ruajtur identitetet!...





