VIDEO/ Greta Thunberg në Tiranë, mesazh të fortë në ditën e 173 të protestës: Shqiptarët kundër shtetit, korrupsionit dhe dhunës
Aktivistja e njohur ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, Greta Thunberg, ka shprehur mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë që prej 173 ditësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës

Aktivistja e njohur ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, Greta Thunberg, ka shprehur mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë që prej 173 ditësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës. Nga Tirana, ajo ka denoncuar shkatërrimin e natyrës, shitjen e pasurive të vendit te fuqitë imperialiste, korrupsionin dhe dhunën që, sipas saj, shteti dhe policia po ushtrojnë ndaj protestuesve.
Në një deklaratë të fortë, Thunberg e cilësoi qëndresën e shqiptarëve si një shembull të mbrojtjes së natyrës, të të drejtave themelore dhe të kundërshtimit të abuzimit me pushtetin.
“Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit të Flamingove. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit”, deklaroi aktivistja suedeze.
Një pjesë të rëndësishme të mesazhit të saj, Thunberg ia kushtoi ndërhyrjeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestë. Ajo kritikoi ashpër mënyrën se si autoritetet shqiptare po reagojnë ndaj ushtrimit të së drejtës për të protestuar, duke i cilësuar ndërhyrjet policore si dhunë dhe represion të paprecedentë.
“Vetëm pse po ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe lirinë për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti”, u shpreh Thunberg.
Aktivistja theksoi se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen edhe jashtë kufijve të vendit dhe se lëvizja qytetare ka mbështetje ndërkombëtare.
“Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin e Flamingove dhe po ndjek atë që po ndodh”, deklaroi ajo.
Në mesazhin e saj, Thunberg përcolli gjithashtu thirrjen “Shqipëria nuk është në shitje!”, duke iu bashkuar një prej sloganeve kryesore të protestuesve.
Lexo edhe
POLITIKE
Sa na kushton lobimi i Ramës për interesa personale

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, Këlliçi publikon SMS: Me paratë e marra, deputetja e PS ka blerë vota

Buxheti i Bashkisë, Vlorë, Atird Hoxha: Nuk është realist, ka shpërndarje të pabarabartë e investimeve

Peter Lucas: Një udhëtim nëpër errësirën e komunizmit në Shqipëri

Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensionet europiane





