Sa na kushton lobimi i Ramës për interesa personale

Nga Ola Xama
Për të kuptuar se sa na kushton lobimi i zyrtarëve për interesa personale përmes dhurimit të pasurive publike mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur vitet e fundit në sektorin e energjisë.
Nënshkruam një marrëveshje me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy në vitin 2021 për t’u furnizuar me gaz amerikan i cili do të përdorej për Temrocentralin e Vlorës pasi ky i fundit të riparohej. Tec-i qëndron si relikë, ndërsa në vend të tij na mbetën 2 anije që prodhojnë energji nga mazuti për të cilat deri më sot kemi paguar 60 milion euro për qiranë dhe operimin (ose 67 mln USD).
Anijet kanë prodhuar në total 121 mijë megavat orë energji elektrike për 2 vjet, sasi e barasvlefshme me 6 ditë nevojash konsumi. Për lëndën djegëse dhe nevojat operacionale janë paguar dhe 26 milion euro të tjera. Kjo e bën Shqipërinë vendin që ka koston më të lartë të prodhimit të energjisë në botë: 700 euro për megavat orë. (Theksoj prodhimit, jo shitjes!!) Marrëveshja me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy u harrua, dhe e vetmja gjë që i morrëm asaj ishin asetet termike Tigri 1 dhe 3.
5 vite më pas nënshkruajmë një tjetër marrëveshje me kompaninë Atlantic See LNG (60% të aksioneve i ka Aktor dhe 40% kompania e gazit shtetëror grek Depa) ku angazhohemi të blejmë 6 miliard dollarë gaz për 6 vjet. Gazi është amerikan dhe firma greke do e blejë nga Exxon Mobil.
Këtu kemi disa probleme: kemi marrë angazhime për një produkt që nuk kemi ku e çojmë, do e blejmë më shtrenjtë se gazi i TAP që na kalon mespërmes vendit dhe më shtrenjtë sesa mund t’ia blinim Exxon Mobil se në mes ka hyrë kompania Atlantic See LNG, ndërsa kemi marrë angazhime me dy firma dhe me Exxon dhe me Atlantic See.
Sot që flasim Fierza është në nivele kritike (255 metra) dhe aktualisht po prodhohet me reshjet ditore sepse rezerva hidrike ka shkuar në fund. Vetëm për 15 ditë të nëntorit kemi shpenzuar 50 milion euro për importe (170 milion euro nga shtatori deri më sot), ndërsa çmimet në bursë kanë shkuar mbi 250 euro për megavat orë. KESH nuk ka as rezervë në para, as në mjete materiale (energji që ruhet në rezervë hidrike). Tec-i i Vlorës nuk punon dhe nuk ka patur asnjë nisëm për ta riparuar dhe kthyer në gaz, ndërsa anijet kërkojnë lëndë djegëse çmimi i të cilës po ashtu është rritur për shkak të konfliktit në Iran.
Në fund ka dhe lajme të mira. Kryeministri bëri një foto me ambasadoren e SHBA në Greqi Kimberly Guilfoyle dhe qeveria pati marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadoren amerikane Yuri Kim në kohën që ajo ishte në Tiranë. Dhe kjo e fundit, prej 1 viti është punësuar si drejtuese për marrdhëniet ndërkombëtare me qeveritë në kompaninë Exxon Mobil.
Lexo edhe
POLITIKE
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, Këlliçi publikon SMS: Me paratë e marra, deputetja e PS ka blerë vota

Buxheti i Bashkisë, Vlorë, Atird Hoxha: Nuk është realist, ka shpërndarje të pabarabartë e investimeve

Peter Lucas: Një udhëtim nëpër errësirën e komunizmit në Shqipëri

Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensionet europiane

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi i tij





