VIDEO/ Makina përplaset me shpejtësi në stacionin e autobusit dhe përplas dy persona
pamjeANGLI- Momente paniku janë regjistruar në zonën e Southall, në perëndim të Londrës, pasi një makinë doli nga rruga dhe u përplas me shpejtësi në një stacion autobusi ku ndodheshin disa këmbësorë

Momente paniku janë regjistruar në zonën e Southall, në perëndim të Londrës, pasi një makinë doli nga rruga dhe u përplas me shpejtësi në një stacion autobusi ku ndodheshin disa këmbësorë. Aksidenti ndodhi të premten në mëngjes, më 20 nëntor, pranë Carlisle Avenue.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një automjet ngjyrë argjendi që humbet kontrollin, ngjitet në trotuar, godet një mur dhe më pas përplaset fuqishëm me strehën e stacionit të autobusit. Në momentin e përplasjes, disa persona po prisnin autobusin. Njëri prej tyre arriti të largohej në çastet e fundit, ndërsa dy këmbësorë u rrëzuan nga forca e goditjes. Për fat të mirë, ata arritën të ngriheshin dhe të largoheshin nga zona e rrezikut.
Përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa shoferi mbeti i bllokuar brenda makinës dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Shoferi mori ndihmën e parë dhe u transportua në spital me helikopter ambulance. Edhe një këmbësor i plagosur u dërgua në spital me ambulancë.
Shërbimet e emergjencës konfirmuan se trajtuan dy persona në vendngjarje, të cilët më pas u transportuan në spital për kujdes mjekësor. Policia rrethoi zonën dhe vendosi barriera sigurie pranë vendit të aksidentit. Ndërkohë, përplasja shkaktoi edhe ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të autobusëve. Shkaku që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit mbetet ende i paqartë, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Shocking CCTV footage from Lady Margaret Road in Southall showing a car losing control and crashing in to a bus shelter https://t.co/hlD4zzOu0S
— London & UK Street News (@CrimeLdn) November 20, 2026
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Panik në një shkollë të mesme në Lyon! Rreth 40 nxënës të plagosur pas shpërthimit të fishekzjarrëve, dy të arrestuar

Çmimet e naftës, Banka e Amerikës parashikon ulje në 70 dollarë për fuçi në vitin 2028

Sëmundja ndryshoi gjithçka, Kate Middleton përgatit një monarki të re: Fëmijët e saj mund të zgjedhin jetën përtej Pallatit

Zbulohen tunele sekrete nën xhaminë Hagia Sophia në Stamboll, 1500 vite histori dalin në dritë

“Nuk do ta tolerojmë”, Irani paralajmëron SHBA-në dhe kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim

"Do ketë pasoja të dhimbshme"/Rusia kërcënon me hakmarrje Ukrainën, pas goditjes së anijeve të saj

Kur tradhtia bëhet publike, zbulohen lidhje të tjera sekrete të Alice Huang

Ish-gjenerali amerikan: NATO e papërgatitur për sulmin rus! Ja cila do të ishte shënjestra e parë e Putinit





