Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas
BOTA

Zbulohen tunele sekrete nën xhaminë Hagia Sophia në Stamboll, 1500 vite histori dalin në dritë

P
Piranjat23 November 2026, 19:26 · 2 min lexim
Zbulohen tunele sekrete nën xhaminë Hagia Sophia në Stamboll,

Pas shekujsh të tërë një rrjet i gjerë tunelesh dhe hapësirash nëntokësore është zbuluar nën monumentin historik të Hagia Sophia-s në Stamboll. Zbulimi i rëndësishëm arkeologjik po nxjerr në pah një botë të panjohur nën një prej ndërtesave më ikonike të trashëgimisë botërore.

Rrjeti nëntokësor përfshin tunele, kanale uji, dhoma të harkuara dhe struktura varrimi, disa prej të cilave besohet se i përkasin periudhave më të hershme se vetë ndërtesa aktuale, e përfunduar në vitin 537 pas Krishtit.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, zbulimet u bënë gjatë punimeve të konservimit dhe pastrimit, të nisura në fillim të vitit 2025. Deri më tani janë hequr rreth 3 mijë ton mbetje dhe janë pastruar 420 metra tunele.

Në total, janë identifikuar gjashtë dhoma nëntokësore të lidhura me nëntë tunele. Njëri prej tyre shtrihet për rreth 180 metra dhe besohet se mund të lidhet me një rrugë romake të shekullit të pestë.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se këto struktura kanë shërbyer ndër shekuj për shpërndarjen e ujit dhe largimin e ujërave të shiut, duke ofruar të dhëna të reja mbi infrastrukturën e lashtë të Kostandinopojës.

Ekspertët vlerësojnë se zbulimet mund të ndihmojnë në kuptimin më të plotë të historisë dhe arritjeve inxhinierike të qytetit të lashtë. Autoritetet turke synojnë që disa prej hapësirave nëntokësore të përshtatshme të bëhen të vizitueshme për publikun.

Hagia Sophia, e ndërtuar me urdhër të perandorit Justinian I, ka shërbyer ndër shekuj si kishë, xhami dhe muze, ndërsa që prej vitit 2020 funksionon sërish si xhami. Zbulimi i fundit pritet të hapë një kapitull të ri në njohjen e historisë së saj gati 1,500-vjeçare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.