VIDEO/ Panik në një shkollë të mesme në Lyon! Rreth 40 nxënës të plagosur pas shpërthimit të fishekzjarrëve, dy të arrestuar

Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne, 23 nëntor, në një shkollë të mesme në qytetin e Lyonit, në Francë, ku rreth 40 nxënës kanë pësuar lëndime të lehta ose kanë përfunduar në gjendje shoku pas shpërthimit të një mjeti piroteknik brenda ambienteve të institucionit arsimor.
Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “La Martinière Monplaisir”, rreth orës 09:55, gjatë pushimit mes orëve të mësimit, kur një mjet piroteknik i ndezur u hodh në mes të sallës ku ishin grumbulluar nxënësit.
‼️?? ?????? ???? — AU MOINS 40 ÉLÈVES BLESSÉS ou choqués après des tirs de mortiers au lycée La Martinière-Monplaisir à Lyon, ce lundi 23 novembre. Deux élèves ont été INTERPELLÉS. Les enseignants ont exercé leur droit de retrait. https://t.co/J1Cmmw0ZFi
— Bastion (@BastionMediaFR) November 23, 2026
Shpërthimi shkaktoi panik dhe shqetësim mes të pranishmëve, ndërsa dhjetëra nxënës iu drejtuan infermierisë së shkollës për ndihmë.
Drejtori i institucionit njoftoi prindërit përmes një mesazhi, duke sqaruar se rreth 40 nxënës kishin kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të lehta ose gjendjes së shokut.
Sipas tij, dy nxënës janë identifikuar si autorë të dyshuar të incidentit dhe janë arrestuar nga autoritetet franceze.
Siç raporton gazeta franceze Le Progrès, pas ngjarjes mësuesit vendosën të ushtrojnë të drejtën për t'u tërhequr nga puna gjatë pasdites, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë në shkollë.
Incidenti i së hënës nuk është i pari në këtë institucion arsimor. Të enjten e kaluar, drejtues të shkollës “La Martinière Monplaisir” mbetën të plagosur pasi një ose disa mjete piroteknike u hodhën brenda ambienteve të saj.
Përsëritja e incidenteve brenda pak ditësh ka shtuar shqetësimet për sigurinë e nxënësve dhe personelit arsimor.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e dy nxënësve të arrestuar.
Lexo edhe
BOTA
Çmimet e naftës, Banka e Amerikës parashikon ulje në 70 dollarë për fuçi në vitin 2028

Sëmundja ndryshoi gjithçka, Kate Middleton përgatit një monarki të re: Fëmijët e saj mund të zgjedhin jetën përtej Pallatit

Zbulohen tunele sekrete nën xhaminë Hagia Sophia në Stamboll, 1500 vite histori dalin në dritë

“Nuk do ta tolerojmë”, Irani paralajmëron SHBA-në dhe kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim

"Do ketë pasoja të dhimbshme"/Rusia kërcënon me hakmarrje Ukrainën, pas goditjes së anijeve të saj





