VIDEO/ Pamje dramatike, klientët dhe punonjësit mbahen peng në supermarket (VIDEO)
pamjeKOLUMBI- Një situatë e rëndë është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës në Kolumbi, ku disa persona të armatosur kanë marrë peng klientë dhe punonjës të një supermarketi, pas një tentative grabitjeje në një qendër tregtare

Një situatë e rëndë është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës në Kolumbi, ku disa persona të armatosur kanë marrë peng klientë dhe punonjës të një supermarketi, pas një tentative grabitjeje në një qendër tregtare. Ngjarja ndodhi këtë të martë, në supermarketin e rrjetit Éxito, që ndodhet në qendrën tregtare Paseo de la Castellana.
Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për shpëtimin e pengjeve, ndërsa forca të shumta policore dhe ushtarake kanë rrethuar zonën. Pamjet e regjistruara jashtë qendrës tregtare tregojnë disa persona, që dyshohet se janë klientë dhe punonjës të supermarketit, të ulur në tokë me duart e lidhura. Numri i saktë i pengjeve dhe i personave të armatosur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sipas raportimeve paraprake, të paktën katër gra janë liruar, ndërsa rreth 10 deri në 15 persona vijojnë të mbahen peng. Situata është bërë edhe më shqetësuese pas raportimeve se personat e armatosur kanë kërkuar një shumë prej 7 miliardë pesos kolumbiane, ekuivalente me rreth 2 milionë dollarë, në këmbim të lirimit të pengjeve. Ndërkohë, familjarët e personave të bllokuar po përjetojnë momente ankthi, pasi nuk kanë informacion të qartë për fatin e të afërmve të tyre.
Një grua, bashkëshorti i së cilës punon në supermarket dhe mbahet peng, ka treguar se ende nuk ka mundur të marrë asnjë informacion për të. Autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe po kryejnë kontrolle për praninë e mundshme të lëndëve shpërthyese. Në operacion është përfshirë edhe një helikopter i Marinës Kolumbiane, i cili po monitoron zonën nga ajri. Ngjarja ka shkaktuar probleme edhe në transportin ajror. Mbërritjet e avionëve në Aeroportin Ndërkombëtar Rafael Núñez të Kartagjenës janë pezulluar përkohësisht për rreth një orë, për shkak të situatës së sigurisë.
Ndërkohë, rrugët përreth qendrës tregtare janë bllokuar dhe një numër i madh qytetarësh janë mbledhur pranë zonës, duke ndjekur nga afër zhvillimet. Rasti ka shkaktuar edhe reagime në skenën politike kolumbiane, ku përfaqësues të ndryshëm kanë kërkuar që përparësi absolute e forcave të sigurisë të jetë shpëtimi i pengjeve pa humbje jete. Negociatat mes autoriteteve dhe personave të armatosur vijojnë, ndërsa operacioni mbetet i përqendruar në sigurimin e lirimit të të gjithë personave të marrë peng.
?? | URGENTE: Asi estan los militares afuera de Supermercado Exito en Cartagena Colombia luego de que un grupo armado se metiera y tenga como rehen a varios. https://t.co/LCsvD18Q3K
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) November 24, 2026
Lexo edhe
BOTA
'Mega El Niño' ngre alarmin për dimrin në Britani/ Meteorologët paralajmërojnë stuhi, përmbytje dhe temperatura të ulëta

Flakët përfshijnë pronën luksoze të Will Smith, zjarr në një nga ndërtesat e rezidencës 42 milionë dollarëshe

Bllokada amerikane rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë

Brukseli, goditje të rëndë Serbisë/ Beogradi gjithmonë e më larg BE-së

Zelensky: Na duhen 125 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për të mbijetuar





