Vijon përplasja ligjore për Muzeun Hebraik/ Qytetarë kërkojnë shfuqizimin e vendimeve për ndërtimin e tij, ulen këmbëkryq në gjykatë

Në Gjykatën Administrative të Lushnjës është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor për ndërtimin e Muzeut Hebraik në qendrën historike të Vlorës. Padia është depozituar nga 18 qytetarë vlonjatë, pjesë e grupit nismëtar, të cilët kërkojnë shfuqizimin e akteve të miratuara nga Bashkia Vlorë dhe institucionet shtetërore për realizimin e projektit.
Të paditur në këtë proces janë Bashkia Vlorë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Paditësit kundërshtojnë vendndodhjen e muzeut, duke argumentuar se ndërhyrja prek hapësirën e qendrës historike të qytetit, ku ndodhen objekte dhe vende me rëndësi për historinë e shtetit shqiptar.
Nismëtari i grupit, Gëzim Zilja, deklaroi se kërkesa kryesore është largimi i ndërhyrjeve dhe rikthimi i sheshit në gjendjen e mëparshme. Sipas tij, nga hapësira ekzistuese janë marrë rreth 500 metra katrorë.
“Është një qendër historike, ku kanë punuar themeluesit e shtetit të parë shqiptar. Kërkojmë që ndërhyrjet të largohen dhe vendi të kthehet në gjendjen e mëparshme, pasi nga sheshi ekzistues janë marrë rreth 500 metra katrorë. Nuk mund të ngresh historinë tënde mbi historinë time. Aty është historia e Shqipërisë dhe nuk mund të mbivendoset një muze hebraik. Jo aty. Kjo është kërkesa jonë e pare, tha nismëtari, Gëzim Zilja.
Edhe qytetarë të tjerë që morën pjesë në seancë kundërshtuan vendndodhjen e projektit, duke theksuar se nuk janë kundër ndërtimit të muzeve, por se për Muzeun Hebraik duhet të gjendet një hapësirë tjetër në qytet. Gjatë seancës, pala e paditur kundërshtoi legjitimitetin e 18 qytetarëve për të ngritur padinë. Gjykata vendosi që kjo kërkesë të shqyrtohet në seancën e ardhshme, e cila është caktuar më 18 janar 2027.
Pas përfundimit të seancës, qytetarët e pranishëm zhvilluan një manifestim përpara gjykatës, ku kënduan këngë patriotike dhe përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj projektit në qendrën historike të Vlorës. Muzeu Hebraik financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me një fond prej rreth 2.8 milionë dollarësh.
Ndërkohë, punimet për ndërtimin e muzeut janë të pezulluara, pasi në një seancë të mëparshme Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e tyre deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.
Lexo edhe
POLITIKE
Toska: Rama ka lobuar në SHBA me 2 mln dollarë, përmes një biznesmeni që e detyroi Olsi Rama

Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar

Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall organizatë terroriste forumin e drejtuar prej Kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit...





