Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
BOTA

Vizitë historike në Ukrainë/ Péter Magyar takohet me Zelenskyn pas 16 viteve tension me Orban

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rajonin e Zakarpatias, në perëndim të vendit. Kjo është vizita e parë e një kryeministri hungarez në Ukrainë që prej vitit 2015. Takimi synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Budapestit dhe Kievit, pas disa vitesh […]

P
Piranjat24 November 2026, 22:25 · 3 min lexim
Vizitë historike në Ukrainë/ Péter Magyar takohet me

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rajonin e Zakarpatias, në perëndim të vendit.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri hungarez në Ukrainë që prej vitit 2015. Takimi synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Budapestit dhe Kievit, pas disa vitesh tensionesh gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Gjatë takimit, dy liderët diskutuan për bashkëpunimin në fushën e energjisë, tregtinë dypalëshe dhe mbështetjen humanitare për Ukrainën.

Në veçanti, bisedimet u përqendruan te furnizimi i Ukrainës me gaz dhe naftë, si dhe zgjerimi i përdorimit të depozitave ukrainase të gazit nga kompanitë hungareze.

 

Palët diskutuan gjithashtu projektet e përbashkëta infrastrukturore, rindërtimin e pikave ekzistuese të kalimit kufitar, hapjen e pikave të reja dhe krijimin e linjave të drejtpërdrejta hekurudhore mes dy vendeve.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte bashkëpunimi në fushën e çminimit humanitar. Sipas presidencës ukrainase, dy liderët arritën marrëveshje konkrete për këto çështje dhe ngarkuan ekipet përkatëse me zbatimin e tyre.

Gjatë vizitës, Magyar shoqërohej nga ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orbán. Delegacioni hungarez zhvilloi gjithashtu, takime me përfaqësues të pakicës etnike hungareze që jeton në rajonin e Zakarpatias.

Një prej çështjeve kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve, ka qenë prej vitesh mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe arsimore të pakicës hungareze në Ukrainë, e cila përbëhet nga rreth 60 mijë persona.

Qëndrimi i Budapestit ndaj Kievit ka ndryshuar pas ardhjes në pushtet të Magyarit në maj të këtij viti, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbánit.

Hungaria ka tërhequr kundërshtimet ndaj hapjes së kapitujve të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, pas miratimit nga parlamenti ukrainas të ndryshimeve ligjore, që zgjerojnë të drejtat e pakicave kombëtare për përdorimin e gjuhës së tyre në arsim.

Megjithatë, Magyar ka bërë të qartë se Hungaria nuk do të dërgojë armë apo trupa ushtarake në Ukrainë, duke e orientuar mbështetjen drejt ndihmës humanitare dhe diplomacisë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.