Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
AKTUALITET

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës Elbasan - Qafë Thanë, totali 380 milionë euro

P
Piranjat25 November 2026, 10:32 · 5 min lexim
Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

Zgjerimi i aksit rrugor Elbasan–Qafë Thanë vijon të rëndojë faturën e buxhetit të shtetit me kosto të reja të paparashikuara. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur një tjetër tender me fond limit prej 3.5 miliardë lekësh ose rreth 39 milionë euro pa TVSH për mbrojtjen dhe rivitalizimin e skarpatave në segmentin Elbasan – Ura e Bushtricës.

Praktikisht kjo është fatura shtesë që qytetarët shqiptarë po paguajnë për për stabilizimin e shpateve në gjithe aksin ku rruga ka shkarë. "Këto janë punime të specializuara të masave inxhinierike dhe janë të kushtueshme. Praktikisht, ky është rregullim dëmesh nga punët e mëparshme të të gjithë kontraktorëve. Dhe kjo gjë sapo ka filluar," i tha një burim brenda ARRSH-së Kapitalit.

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

Arsyeja e këtij prokurimi gjigant pranohet hapur në vetë dokumentet zyrtare të tenderit: gjatë hartimit të projektit dhe preventivit fillestar për zgjerimin e rrugës, masat inxhinierike për mbrojtjen e shpatit malor nuk ishin parashikuar fare.

"Punimet për mbrojtjen e skarpatave, marrja e masave inxhinierike nga Faza I deri në Fazën VIII kanë qenë të paparashikuara në Projekt Preventivin fillestar të objektit 'Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë'", thuhet fjalë për fjalë në Termat e Referencës të ARRSH-së.

Kjo është kostoja e dytë madhore e emergjencës që i faturohet taksapaguesve për shkak të mangësive të projektit dhe punimeve në këtë aks. Vetëm pak muaj më parë, pasi rrëshqitja masive e dheut dhe dëmtimi pranë urës së Dragostunjës bllokuan qarkullimin drejt juglindjes, ARRSH u detyrua të hapte një tjetër procedurë emergjence me objekt “Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Librazhd – Qafë Thanë (Dragostunjë)” me kosto 27 milionë euro. 

Nga “harresa” në emergjencë për sigurinë rrugore
Për të hapur trasenë e re me 4 korsi përgjatë luginës së Shkumbinit, u bënë gërmime masive në shpatin malor, duke lënë pas skarpata të zhveshura deri në 60 metra të larta. Pa asnjë mbrojtje inxhinierike apo sistem drenazhimi, situata në 27.6 kilometrat e para të aksit cilësohet tashmë nga vetë autoritetet si “kritike”.

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

Sipas dokumenteve të ARRSH-së, kjo neglizhencë po prodhon pasoja të përditshme në terren. Gurët dhe blloqet shkëmbore që shkëputen nga lartësitë bien mbi rrugë, dëmtojnë sinjalistikën dhe bankinat, bllokojnë herë pas here trafikun dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e shoferëve. 

Për më tepër, gërmimet i kanë hequr malit kundërpeshën e tij natyrore, ndaj sa herë bie shi, uji depërton në çarjet e shkëmbit dhe rrit rrezikun e rrëshqitjeve të papritura. E gjithë kjo shoqërohet edhe me një degradim të rëndë mjedisor, ku shpatet e zhveshura nga bimësia kanë mbetur si një “plagë e hapur” përballë erozionit.

Për të riparuar këtë mangësi të projektit fillestar, ARRSH kërkon të kontraktojë një kompani apo bashkim operatorësh përmes një kontrate "me çelësa në dorë" (turnkey). Kjo do të thotë se fituesi do të marrë përsipër si studimet gjeologo-gjeoteknike dhe projektimin e zbatimit (brenda 3 muajve), ashtu edhe ndërtimin e plotë të veprave mbrojtëse për rreth 200,000 m² skarpata (brenda 8 muajve).

Ndërhyrjet do të përfshijnë veshjen e shpateve me rrjeta çeliku, fiksimin me bulona shkëmbi, vendosjen e barrierave dinamike kundër gurëve, mure mbajtëse, kanale drenazhimi dhe hidrombjellje.

Procedura e prokurimit është çelur më 24 nëntor 2026 dhe ofertat do të mbyllen më 28 dhjetor 2026, duke i shtuar kështu projektit të Korridorit VIII një tjetër kosto dhjetëramilionëshe.

Përbindësh buxhetor
Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po shndërrohet me shpejtësi në një pus pa fund për paratë e qytetarëve. Dokumentat zyrtare të buxhetit dëshmojnë se kostot e kësaj vepre kanë dalë plotësisht jashtë kontrollit, të fryra nga modifikimet e vazhdueshme të kontratave, menaxhimi i dobët dhe emergjencat gjeologjike rrugës.

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

Ai që nisi si një projekt i ndarë hap pas hapi, deri më tani ka arritur në një faturë prej 35,2 miliardë lekësh, ose mbi 387.8 milionë euro.

Por ky nuk është fundi i pusit. Gjasat janë që fatura e rrugës me gjatësi totale 51 kilometër të kalojnë dukshëm mbi 700 milionë euro, teksa kontratat shtohen nga viti në vit./kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.