Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng...
BOTA

Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, policia arreston italianin 72-vjeçar

Një shtetas italian 72-vjeçar është arrestuar në New Jersey nga agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave në SHBA (ICE), nën dyshimin për mashtrim zgjedhor dhe votim të paligjshëm në zgjedhjet federale amerikane.

P
Piranjat 3 November 2026, 21:04 · 2 min lexim
Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote,

Një shtetas italian 72-vjeçar është arrestuar në New Jersey nga agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave në SHBA (ICE), nën dyshimin për mashtrim zgjedhor dhe votim të paligjshëm në zgjedhjet federale amerikane.

 Sipas njoftimit të publikuar nga ICE në rrjetin social X, bëhet fjalë për Andrea Morzettën, i cili dyshohet se ka votuar në katër zgjedhje federale, pavarësisht se nuk kishte të drejtë vote si shtetas i huaj.

Në reagimin e saj, agjencia amerikane theksoi se votimi i paligjshëm, kur kryhet me vetëdije nga persona që nuk kanë të drejtë vote, nuk mund të konsiderohet një shkelje e thjeshtë administrative. ICE shtoi se administrata Trump synon të mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe të garantojë që procesi zgjedhor të jetë i drejtë.

Arrestimi u krye në New Jersey, një prej shteteve që zbaton politika të ashtuquajtura “strehë”, të cilat kufizojnë bashkëpunimin e autoriteteve vendore me qeverinë federale në çështjet e zbatimit të ligjeve të emigracionit.

Rasti i Morzettës nuk është i vetmi i raportuar së fundmi. Një shtetas finlandez është arrestuar gjithashtu nga zyra e Filadelfias e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI), një strukturë hetimore e ICE-së. Ai dyshohet se është regjistruar për të votuar me qëllim pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.