Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital
AKTUALITET

Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën

P
Piranjat 4 November 2026, 10:49 · 2 min lexim
Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre në qytetin e Chiari, në provincën e Breshias.

Motivi i krimit vijon të mbetet mister për hetuesit italianë, pasi pas arrestimit, i riu nuk ka dhënë shpjegime konkrete për arsyet që mund ta kenë çuar drejt vrasjes së nënës së tij.

Sipas mediave italiane, Xhani u paraqit vetë në një kazermë të karabinierëve në Kremona, me rroba të njollosura me gjak, ku deklaroi: “Unë e vrava nënën time”.

Pas këtij rrëfimi, autoritetet ndërhynë në banesën e familjes në Via Tagliata, ku gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares. Nga rindërtimi paraprak dyshohet se viktima është goditur rreth dhjetë herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit.

Ajo që mbetet ende e paqartë është arsyeja që çoi në këtë akt të rëndë. Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari është treguar i rezervuar dhe ka pasur vështirësi në komunikim, pa dhënë një version të qartë për motivet e ngjarjes.

Gjyqtarja e Breshias, Laura Matrone, ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj të riut, i cili është transferuar në burgun e Canton Mombello, rreth 12 orë pas dorëzimit të tij.

Ndërkohë, hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Thika që dyshohet se është përdorur në krim ende nuk është gjetur, ndërsa ekspertët kriminalistikë kanë kryer ekzaminimet në apartamentin ku ndodhi tragjedia.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet italiane po përpiqen të zbardhin motivin dhe të gjitha detajet e vrasjes që ka tronditur familjen shqiptare dhe komunitetin në Itali.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.