Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinacioni i ... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit
AKTUALITET

Xhensila Myrtezaj reagon pas akuzave nga Prokuroria për evazion fiskal: Po njolloset emri im, çdo të ardhur e kam me faturë

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar për herë pasi ndaj saj kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal përgjatë viteve të fundit, në shumë e 6 milionë lekëve të reja ose rreth 60 milionë lekë të vjetra

P
Piranjat27 November 2026, 18:08 · 3 min lexim
Xhensila Myrtezaj reagon pas akuzave nga Prokuroria për evazion fiskal: Po

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar për herë pasi ndaj saj kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal përgjatë viteve të fundit, në shumë e 6 milionë lekëve të reja ose rreth 60 milionë lekë të vjetra.

Xhensila mohon kategorikisht se ka fshehur të ardhurat dhe thotë se çdo e ardhur nga veprimtaria artistike prej më shumë se një dekade, është e deklaruar dhe e faturuar, si dhe lehtësisht e gjurmueshme përmes sistemit bankar.

Ragimi i plotë

Ditet e fundit, ne rrjetet sociale dhe ne media jane perhapur lajme per disa akuza te ngritura ndaj meje. Akuzat lidhen me mungesen dhe pasaktesite ne dokumentacionin per te ardhurat e mia, te cilat jane verifikuar nga organet tatimore per periudhen 2023-2024.

Nuk mund te pranoj dhe nuk mund te toleroj qe mbi emrin tim te ndertohen tituj dhe shkrime per klikime.

Me publikun kam ndertuar nje marredhenie qe e çmoj shume prej vitesh. Per kete arsye, kesaj situate do t'i pergjigjem me qetesi dhe vendosmeri. Dinjitetin tim do ta mbroj me te njejten vendosmeri me te cilen do te mbroj qendrimin tim.

Deri me sot kam zgjedhur te hesht. Mjaft me perdorimin e emrit tim per klikime dhe perfitime. Ndaj kujtdo qe shpik ose perhap te paverteta per mua, do te veproj ne rruge ligjore. Do ta bej kete me qetesi dhe vendosmeri, ne mbrojtje te emrit dhe te dinjitetit tim.

E drejta per mbrojtjen e dinjitetit, te emrit dhe te imazhit tim garantohet nga kushtetuta e republikes se Shqiperise dhe nga ligji. Askush nuk ka te drejte t'i cenoje ato me tituj te pavertete.

Une nuk kam fshehur asnje te ardhur. te ardhurat e mia jane te ligjshme dhe vijne nga veprimtaria artistike qe ushtroj prej shume vitesh. Ato jane faturuar permes subjektit tim tatimor dhe jane lehtesisht te gjurmueshme ne sistemin bankar.

Me aktet dhe provat zyrtare qe disponojme, se bashku me studion ligjore qe me perfaqeson, do te provojme vertetesine e te ardhurave te mia dhe do te kundershtojme çdo akuze dhe pretendim te ngritur ndaj meje.

Figuren time publike e kam ndertuar per me shume se nje dekade me pune, sakrifica dhe korrektese ndaj publikut, shtetit dhe ligjit. karrieren time e kam ndertuar me punen artistike dhe me respekt per publikun. Nuk do te lejoj kurre qe figura ime te njolloset nga tituj mediatike te paverifikuar dhe te pavertete.

Akuzat qe ngrihen nuk jane vendime gjykate. Kerkesa e prokurorise per deklarime te pasakta permban pretendimin e njeres pale. Une prezumohem e pafajshme derisa fajesia te provohet me vendim gjyqesor te formes se prere, sipas nenit 30 te kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Titujt qe e paraqesin evazionin si fakt te provuar e shkelin kete parim.

Te ardhurat e mia jane faturuar ne sistemin e shtetit shqiptar. Nuk ka mosdeklarim te te ardhurave. Nuk mund te fshihet ajo qe ndodhet ne sistemin e vete administrates sone tatimore.

Akuzat qe ngrihen nuk kane te bejne me pasuri te krijuara prej meje. shkrimet per "fshehje pasurie" apo per "blerje pronash me burime te pajustifikuara" jane te pasakta dhe nuk pasqyrojne realitetin.

Kam bashkepunuar plotesisht me organet tatimore dhe me organet e drejtesise dhe do te vazhdoj ta bej kete, duke u vene ne dispozicion çdo dokument qe kerkojne per zbardhjen e se vertetes.

Çdo titulli pavertete dhe çdo foto e imja e perdorur per te ilustruar nje akuze te paprovuar me shkakton dem moral, profesional dhe familjar. emri im nuk eshte material per klikime. Jeta ime, puna ime dhe familja ime preken drejtperdrejt nga keto publikime te pasakta.

U kerkoj mediave dhe portaleve te mos perdorin emrin dhe figuren time ne tituj qe nuk pasqyrojne te verteten.

Nuk do te bej me komente publike. pergjigjen time do t'ua jap organeve te drejtesise, ku do te paraqes provat se çdo e ardhur e imja eshte e ligjshme dhe e deklaruar sipas ligjit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.