Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendim... Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton
SPORT

Barcelona rikthen interesimin për Luka Vuskovicin, në garë edhe Real Madridi dhe Liverpooli

P
Piranjat19 November 2026, 15:41 · 3 min lexim
Barcelona rikthen interesimin për Luka Vuskovicin, në garë edhe

Barcelona ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Brightonit, Luka Vuskovic, duke vendosur kontakte të reja për transferimin e 19-vjeçarit kroat.

Mbrojtësi, i cili u transferua te Brighton për një shumë rekorde prej rreth 57 milionë eurosh, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Në garë për shërbimet e tij janë edhe Real Madridi dhe Liverpooli, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ka treguar në fillim të aventurës së tij në Angli.

 Sipas TEAMtalk, Barcelona është ndër klubet më serioze në ndjekje të Vuskovic, i cili në një kohë të shkurtër është shndërruar në njërin prej mbrojtësve të rinj më të vlerësuar në Evropë.

Kroati iu bashkua Brightonit nga Tottenham në korrik të vitit 2026, fillimisht për 52 milionë euro, ndërsa me bonuset shuma mund të arrijë në rreth 57 milionë euro. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, të vlefshme deri në vitin 2031, me klubin anglez që ka edhe opsionin për ta zgjatur atë edhe për një sezon.

Pasi kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë huazimit te Hamburgu në Bundesligë sezonin e kaluar, Vuskovic nuk ka pasur nevojë për shumë kohë për t’u përshtatur me futbollin anglez. 

19-vjeçari ka qenë titullar në të dhjetë ndeshjet e para të Brightonit në Ligën Premier për sezonin 2026/27, duke u shndërruar shpejt në një lojtar kyç në qendër të mbrojtjes.

Dominimi në duelet ajrore, qetësia me topin dhe fiziku imponues kanë qenë disa nga cilësitë që e kanë dalluar kroatin. Paraqitjet e tij kanë ndihmuar Brightonin të ketë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit nën drejtimin e trajnerit Fabian Hurzeler.

Talenti rus po çmend Evropën, Barcelona dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për transferimin e tij

Paraqitjet e vazhdueshme të Vuskovic kanë bërë që interesimi për të të mos kufizohet vetëm te Barcelona.

Sipas raportimit, Liverpooli po e përcjell nga afër kroatin, duke e konsideruar si një kandidat të mundshëm për ta pasuar Virgil van Dijkun në të ardhmen.

Edhe Real Madridi është duke monitoruar zhvillimin e tij, në kuadër të planeve për të përforcuar repartin defensiv në vitet e ardhshme

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.