Xherdan Shaqiri flet për festimin me shqiponjë: Gjesti u interpretua politikisht, mediat e...

Xherdan Shaqiri rikujton festimin me shqiponjë së bashku me Granit Xhakën pas fitores ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018. Futbollisti shpjegon se gjesti ishte një reagim emocional ndaj provokimeve dhe fyerjeve që kishin përjetuar para dhe gjatë ndeshjes. Sipas tij, episodi u interpretua politikisht, ndërsa për lojtarët kishte vetëm një qëllim, të fitonin përballjen.
Ky festim i Xherdan Shqirit me shqiponjë ndaj Serbisë u kthye në një nga episodet më të komentuara të Botërorit 2018. Sulmuesi me origjinë kosovare rikthehet te gjesti i shqiponjës, të cilin e bëri së bashku me Granit Xhakën pas golave ndaj Serbisë, duke treguar se çfarë fshihej pas atij reagimi dhe si u interpretua nga opinioni publik zviceran.
Xherdan Shaqiri: "Populli zviceran nuk e kuptoi se sa shumë provokime dhe fyerje kishim marrë. Ne patëm një reagim emocional në fushë, aq sa edhe Lichtsteiner u bashkua me ne. Gjesti u interpretua politikisht, por për ne ishte diçka sportive. Donim thjesht t'i mundnim, por mediat dhe të gjithë të tjerët e ekzagjeruan".
Ky episod ishte vetëm një nga temat e intervistës së Shaqirit në emisionin “Larmandillo”, të televizionit zviceran RSI, ku sulmuesi riktheu edhe momente të tjera të karrierës së tij.
Në ndeshjen e Botërorit të vitit 2018, Zvicra fitoi 2-1 ndaj Serbisë, me gola të Granit Xhakës dhe Shaqirit, ky i fundit në minutat e fundit të takimit.
Të dy futbollistët festuan duke formuar me duar shqiponjën dykrenare, ndërsa në këtë gjest u përfshi edhe kapiteni i atëhershëm i Zvicrës, Stephan Lishtanjer.
Në intervistën me Armando Ceronin, Shaqiri foli edhe për periudhën te Interi, ku sipas tij klubi po kalonte vështirësi të mëdha, si dhe për eksperiencat me Bayern Munich dhe Liverpoolin. Ai u ndal gjithashtu te kombëtarja zvicerane, duke kujtuar golin spektakolar me roveshatë ndaj Polonisë në Europianin e vitit 2016 dhe pengjet që i kanë mbetur nga Botërori i vitit 2014.
Një tjetër moment i veçantë ishte tripleta e realizuar ndaj Luganos në stadiumin Cornaredo, që pati rëndësi vendimtare për titullin kampion të Baselit.
Sa i përket së ardhmes, Shaqiri nuk e përjashton që të qëndrojë në futboll edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, por për momentin nuk e sheh veten si trajner, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë.
Lexo edhe
SPORT
Pas Arda Guler, vjen radha e Tchouamenit, kohë rinovimesh te Reali i Madridit

Merkatoja e janarit te Juventusi/ Spalletti kërkon tre përforcime, mbrojtës të majtë, mesfushor dhe sulmues

Chelsea planifikon ofertë 180 milionë euro për Fermin Lopez dhe Jules Kounde të Barcelonës

Ronaldo “i hyn” kinemasë/ Ylli i futbollit do të debutojë si aktor në një film serial

Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s






