Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!
POLITIKE

Djali i zyrtarit të Partisë Socialiste u shfaq tek takimi i Ramës me "protestuesit"

P
Piranjat21 November 2026, 19:06 · 2 min lexim
Djali i zyrtarit të Partisë Socialiste u shfaq tek takimi i Ramës

Një foto mbrëmë dhe një video sot. Me këtë sekuencë të shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama prezantoi takimin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Brigadave, duke e shoqëruar me mesazhin se kishte biseduar me studentë protestues që kërkojnë dialog dhe refuzojnë dhunën.

Publikimi i pamjeve solli menjëherë reagime dhe pikëpyetje, kryesisht për shkak të kontekstit të muajve të fundit. Studentët e përfshirë në protesta kanë mbajtur një qëndrim të qartë refuzimi ndaj ftesave të kryeministrit për dialog, duke injoruar thirrjet e tij publike për bisedime në shesh.

Pikërisht për këtë arsye, shfaqja e të rinjve pranë kreut të qeverisë në ambientet e Pallatit të Brigadave hapi një debat të gjerë mbi përfaqësimin e tyre real. Në opinionin publik dhe në rrjet u ngrit pyetja nëse të pranishmit ishin vërtet zëri i protestuesve studentorë, apo të rinj të lidhur me strukturat dhe patronazhistët e partisë.

Ndërsa versioni zyrtar i kryeministrit i paraqet pjesëmarrësit si të rinj të angazhuar në protesta që zgjedhin rrugën e dialogut, një postim i publikuar sot nga nënkryetari shumëvjeçar i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, hodhi dritë mbi një detaj tjetër. Në postimin e tij, Seferi ka veçuar të birin, Mateon, në momentin kur shtrëngon dorën me kryeministrin Rama. Gjithashtu, nëna e Mateos, Denada Seferi, është zëvendësministre e Shëndetësisë.

Djali i zyrtarit të Partisë Socialiste u shfaq tek takimi i Ramës

Ky detaj i vogël, i ndarë publikisht nga vetë zyrtari i bashkisë, e zhvendos vëmendjen nga narrativat e ndërtuara rreth takimit dhe tregon se mes të rinjve të pranishëm kishte edhe persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare me administratën dhe strukturat vendore.

Në fund, fakti mbetet i thjeshtë: ndërtimi i një imazhi të caktuar kërkon punë dhe regji, ndërsa fakte të tilla dalin në pah vetvetiu./VNA

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.