“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

Analisti Basir Çollaku ka komentuar akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut nga ana e SPAK. Sipas tij, për Ballukun ka një parkim me akuza dhe s’mund të vazhdojë në liri, sepse ish-zv kryeministrja po konsumon aktivitet kriminal edhe në kushtet e lirisë.
“Akuzat e SPAK ndaj Spiropalit dhe Ballukut janë të rënda, duhet të jenë për krijimin e grupeve kriminale. Nuk mund të kalohen lehtë si raste. Nga ajo që folën prokurorët e SPAK për Ballukun, duket se nuk ishin koordinar siç duhet. Janë miliona euro nën dyshimin e abuzimit nga Belinda Balluku dhe nuk ndërton dot akuzën e grupit të strukturuar kriminal? Duhet të ketë akuza të reja. SPAK besoj se duhet të ngrejë edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal ndaj Ballukut. Spiropali ka thënë se njerëzit e Ballukut e kanë kërcënuar.
SPAK duhet të çojnë tjetër masë sigurie. Balluku konsumon aktivitet kriminal në liri. SPAK deklaroi se mund të dënohet me 35 vite burg, çfarë duhet të bëjë më shumë Belinda Balluku që të shkojë në burg? SPAK-ut i duhet një parkim për akuzat kundër Ballukut, se aq shumë akuza ka. SPAK nuk duhet që të marr përsipër çfarë thotë Kuvendi, sepse fakti penal është rënduar. Duhet që SPAK të çojë kërkesë në Kuvend për arrestim. Sesi sillet parlamenti, është tjetër histori. Prokurori mund të ngrejë dhe akuza për pengim drejtësie, pse jo, për ata që pengojnë arrestimin e Belinda Ballukut.”- tha Çollaku në emisionin Kjo Javë në News24.
Lexo edhe
POLITIKEMarjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona!

Djali i zyrtarit të Partisë Socialiste u shfaq tek takimi i Ramës me "protestuesit"
Kalaja: Rama nuk e shuajti dot revoltën studentore, tani po persekuton edhe familjarët e protestuesve

Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Ramës: Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

“Arrestoni Ramën”, shpaloset banderolë gjigande në protestën para Ministrisë së Arsimit: Ndal plaçkitjes, shtypjes dhe ikjes!

“Akuzat për Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë”, Berisha: Nisja e hetimeve pasi i doli kundër Ramës tregon se SPAK po përdore...

Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dhe merrni sa më shumë deputetë ...




