Xhudisti kosovar Milot Gashi mposht serbin, fiton medaljen e bronztë në Selanik

Xhudisti kosovar Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, që po zhvillohet në Selanik të Greqisë. Gashi siguroi vendin në podium pas një paraqitjeje të mirë në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku kulmi ishte fitorja ndaj kundërshtarit serb në duelin për medalje.
Në tri përballjet e para, sportisti kosovar arriti tri fitore radhazi. Fillimisht, ai mposhti me Ippon garuesin grek Nikolaos Tosounidis, për të vijuar me fitoren ndaj italianit Francesco Robert Di Benedetto. Në ndeshjen e tretë, Gashi triumfoi sërish me Ippon, këtë herë ndaj Ariel Yehuda Cohenit.
Në çerekfinale, ai u mposht nga moldavi Vladislav Moga dhe vijoi garën nëpërmjet repasazhit. Në këtë fazë, Gashi fitoi me Ippon ndaj grekut Anastasios Kiourtzidis, duke siguruar një vend në përballjen për medaljen e bronztë.
Në duelin vendimtar, Milot Gashi mposhti xhudistin serb Luka Dangubiç me Yuko, duke siguruar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Në këtë garë, xhudisti kosovar u udhëhoq nga trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.
Lexo edhe
SPORT
“Kjo është çmenduri”, Colturi: Jam e lumtur, tani skitë alpine po bëhen të famshme në Shqipëri falë meje

Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë

Ski/ Vendi i parë në Botëror, Lara Colturi nderon Shqipërinë (HISTORIKE)

Roma në garë për Ernest Muçin, Gasperini kërkon sulmuesin shqiptar për 22 milionë euro

Stavro Pilo drejt Madridit, kërkohet nga Atletico...

Ronaldo nuk ndalet, realizon golin e 986-të në karrierë

VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit

Van Dijk e ardhmja në ajër, Milani ëndërron për mbrojtësin




