Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Morinë 31-vjeçari turk
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Analisti, Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit,...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke i cilësuar ato si “një tur...
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mën...
Policia polake njoftoi të premten se kishte ndaluar një 55-vjeçar rus të dyshuar se vepronte për një shërbim të inteli...
Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së A...
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas ra...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se raporti për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj...
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas raportimit të gazetës britanike “The Times”. Kjo shifër tejkalon dukshëm parashikimin fillestar të FIFA-s prej 3.3 miliardë dollarësh dhe është rreth pesë herë më e lartë se të ardhurat prej 929 milionë dollarësh nga ky burim në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Rritja e numrit të ndeshjeve, nga 64 në Katar në 104 në edicionin e vitit 2026, ka ndikuar në rritjen e të ardhurave. Megjithatë, sipas raportimit, ndikim të rëndësishëm kanë pasur edhe çmimet më të larta të biletave dhe aplikimi i sistemit të çmimeve dinamike, përmes të cilit çmimet ndryshojnë sipas kërkesës.
FIFA ka përfituar gjithashtu 30 për qind të vlerës së çdo bilete të rishitur në tregun sekondar përmes platformës së saj të rishitjes.
Politika e çmimeve ka nxitur kritika nga organizatat e tifozëve. “Football Supporters Europe” i ka cilësuar ato si një “tradhti monumentale” ndaj tifozëve, të cilët përveç biletave duhet të përballojnë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në tri shtetet organizatore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
FIFA nuk e ka konfirmuar shifrën prej pesë miliardë dollarësh. Sipas deklaratës së saj për “The Times”, të ardhurat përfundimtare do të publikohen në raportin e ardhshëm vjetor, pasi të përfundojnë procedurat e auditimit. Organizata ka bërë të ditur se nga gjithsej 6.81 milionë bileta, më shumë se 100 mijë janë ofruar me çmim prej 60 dollarësh, përfshirë mbi 1.000 bileta për finalen.
FIFA ka theksuar se të ardhurat e turneut do të ndihmojnë në financimin e 211 shoqatave anëtare. Ajo ka propozuar gjithashtu një program solidariteti që synon dyfishimin e financimit të planifikuar për periudhën 2027–2030, duke e çuar atë në 6.35 miliardë dollarë.
Sipas raportimit, të ardhurat e përgjithshme të FIFA-s nga Kupa e Botës 2026 mund të arrijnë në 15 miliardë dollarë.
Barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos në Durrës. Sfida nisi me ritëm të kënaqshëm, me skuadrat q&e...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Adil Rami përfundon në vorbullën e polemikave në rrjetet sociale pasi sulmoi me tone shumë të ashpra, Alexia Putellas, fituese e T...
Real Madridi duket se ka gjetur më në fund identitetin e tij. Nga përmbysja spektakolare në Romë te triumfi në Camp Nou, skuadra m...
Problemet nuk kanë fund për Manchester United. Benjamin Sesko do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në fund ...
Armando Broja ka një trajner të ri. Burnley zyrtarizoi këtë të enjte ardhjen në stol te Fabio Celestinit, 50 vjeçarit q&eu...
Cristiano Ronaldo i vitit 2008 është shpallur fitues i çmimit të ri B.O.A.T. (Greatest Ballon d’Or of All Time), të krijuar ng...
Fabio Celestini është zyrtarisht trajneri i ri i Burnleyt, me klubin anglez që i ka besuar detyrën për të nxjerrë skuadr&eum...
Bayern Munich vazhdon të dominojë edhe në Kupën e Gjermanisë. Pavarësisht mungesës së Harry Kane, i cili u la pushim pa...
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dëni...