Italia nën pushtetin e protestave, dhjetëra mijëra studentë e punëtorë në rrugë kundër politikave të Melonit
Mijëra studentë, punëtorë, mësues dhe aktivistë kanë dalë këtë të premte në rrugët e disa qytet...
Mijëra studentë, punëtorë, mësues dhe aktivistë kanë dalë këtë të premte në rrugët e disa qytet...
Një vajzë vetëm 8 vjeçe është plagosur rëndë pas një sulmi nga ujqërit në një park të ...
Sekretariati i Etikës nën urdhrat e Ramës, ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kreun e PD, Sali Berisha një dit&eum...
‘ Ata njerëz që dalin në protestë i ka nxjerrë në protest korrupsioni galopant, gjëndja e shëndetësisë ...
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vi...
Dalin në dritë gjithnjë e më shumë dëshmi të tmerrit nga tragjedia në hekurudhat spanjolle, e cila deri më tani ka...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar hapur se nuk ka asnjë ars...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u transferua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Durrësit në drejtim të atij të ...
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë n...
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e tij të përjetshëm, Airton Sena, ashtu edhe atyre më aktuale me legjenda të përmasave të Luis Hamiltonit dhe Maks Vershtppenit. Vetëm 20 vjeç, Antoneli po shkruan histori në një rrugë ku askush nuk ka kaluar më parë.
I vetëdijshëm për potencialin e tij, piloti italian mund të bëhet që këtë fundjavë, në Meksikë, piloti më i ri në historinë e Formula 1 që shpallet kampion bote.
NË NDJEKJE TË REKORDEVE
Pas arritjeve të jashtëzakonshme të këtij talenti italian fshihen shifra mbresëlënëse, të cilat, po të krahasohen me statistikat e kampionëve të Formulës 1 ndër vite, e bëjnë sezonin e Antonelit edhe më spektakolar. Të dielën në Ostin, Kimi siguroi fitoren e tij të nëntë në sezonin 2026, duke vendosur një rekord absolut për një pilot italian brenda një sezoni të vetëm.
Me pesë gara ende për t’u zhvilluar, ai ka tashmë dy fitore më shumë se Lando Norris, të cilit shtatë triumfe sezonin e kaluar i mjaftuan për të fituar titullin botëror. Me fitoren e nëntë, Antoneli ka tejkaluar gjithashtu numrin e triumfeve sezonalë të Mika Hakinenit, të arritur në vitin 1998, të Damon Hillit në vitin 1996 dhe të Airton Senës në vitin 1988. Ai është ngjitur në të njëjtin nivel me Niko Rosbergun, i cili regjistroi nëntë fitore në vitin 2016, dhe Nigel Mansellin, që arriti të njëjtën shifër në vitin 1992.
Përpara Antonelit mbeten vetëm katër emra. Në krye të renditjes së fitoreve në një sezon të vetëm qëndron Maks Vershtapeni, me 19 triumfe të regjistruara në vitin 2023, një rekord që mbetet shumë larg arritjes. Tre kampionët e tjerë, megjithatë, janë potencialisht të arritshëm për pilotin e Mercedesit. Në vendin e dytë, me nga 13 fitore secili, renditen Mikael Shumaker dhe Sebastian Fetel, të cilët i arritën këto shifra përkatësisht në vitet 2004 dhe 2013. Pas tyre vjen Luis Hamiltoni, shtatë herë kampion bote, me 11 fitore në një sezon të vetëm. Britaniku e ka arritur këtë nivel dominimi në katër sezone të ndryshme, duke dëshmuar vazhdimësinë e një epoke të suksesshme me Mercedesin në vitet 2014, 2018, 2019 dhe 2020.
OBJEKTIVAT E ANTONELIT
Kimit do t’i mjaftonin edhe dy fitore në pesë garat e mbetura për të barazuar rekordin sezonal prej 11 triumfesh të Luis Hamiltonit. Ndërsa për të arritur shifrën e Mikael Shumakerit dhe Sebastian Fetelit, do t’i duheshin edhe katër fitore të tjera. Një objektiv jo i lehtë për Antonelin, i cili ka deklaruar se dëshiron ta shijojë pjesën e fundit të kampionatit pa presionin e objektivave statistikore. “Qasja ime nuk do të ndryshojë, sepse gjatë gjithë vitit jam përpjekur t’u përshtatem fundjavave të garave duke dhënë maksimumin, pa menduar për pikët apo renditjen. Prandaj, do të përpiqem të arrij rezultatet më të mira të mundshme në sa më shumë gara dhe të vazhdoj të punoj fort me skuadrën, edhe në funksion të sezonit të ardhshëm”, shpjegoi ai. Në Ostin, Antoneli u rikthye te fitorja pas tri garash larg shkallës më të lartë të podiumit. Në SHBA, ai arriti të gjente kompromisin e duhur me Mercedesin e përditësuar, pas disa javësh pune intensive me teknikët e skuadrës për të shfrytëzuar maksimalisht paketën e zhvillimeve teknike, e cila fillimisht nuk kishte dhënë rezultatet e pritshme.
MEKSIKA, NJË TJETËR PROVË
Edhe pse fitorja në SHBA ishte, sipas Antonelit, “pikërisht ajo që na duhej pas gjithë asaj pune”, në Meksikë nuk do të jetë e lehtë që Mercedesi ta përsërisë suksesin. Red Bulli ka treguar se është shumë konkurrues në Çmimet e Mëdha të fundit, ndërsa Ferrari ka dhënë sërish sinjale pozitive, veçanërisht në Ostin. Një rol vendimtar në përcaktimin e numrit të fitoreve dhe rekordeve që Kimi do të arrijë deri në fund të sezonit mund të luajnë edhe vendimet përfundimtare lidhur me garat e fundit të kampionatit.
Garat në Lindjen e Mesme, në Katar dhe Abu Dabi, të konfirmuara disa herë nga drejtuesit e FIA-s dhe të Formulës 1, mbeten megjithatë në qendër të diskutimeve, për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në rajon dhe zhvillimeve që ndryshojnë thuajse çdo ditë. Nëse Formula 1 do të detyrohej të anulonte dy garat, në Katar dhe Abu Dhabi, do të rishfaqej mundësia e organizimit të një gare të vetme përmbyllëse në Imola. Në këtë rast, kalendari do të reduktohej në katër gara të mbetura, në vend të pesë të planifikuarave. Një ndryshim që nuk do të ndikonte në planet e Antonelit, i cili është i vendosur të luftojë për çdo fitore “pa menduar për asgjë tjetër”, pasi të ketë siguruar titullin botëror. Pa u fiksuar pas shifrave dhe renditjeve, sepse arritjet e tij po dëshmojnë tashmë përmasat historike të këtij sezoni të jashtëzakonshëm.
Adil Rami përfundon në vorbullën e polemikave në rrjetet sociale pasi sulmoi me tone shumë të ashpra, Alexia Putellas, fituese e T...
Real Madridi duket se ka gjetur më në fund identitetin e tij. Nga përmbysja spektakolare në Romë te triumfi në Camp Nou, skuadra m...
Problemet nuk kanë fund për Manchester United. Benjamin Sesko do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në fund ...
Armando Broja ka një trajner të ri. Burnley zyrtarizoi këtë të enjte ardhjen në stol te Fabio Celestinit, 50 vjeçarit q&eu...
Cristiano Ronaldo i vitit 2008 është shpallur fitues i çmimit të ri B.O.A.T. (Greatest Ballon d’Or of All Time), të krijuar ng...
Fabio Celestini është zyrtarisht trajneri i ri i Burnleyt, me klubin anglez që i ka besuar detyrën për të nxjerrë skuadr&eum...
Bayern Munich vazhdon të dominojë edhe në Kupën e Gjermanisë. Pavarësisht mungesës së Harry Kane, i cili u la pushim pa...
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dëni...
Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit spanjoll Marc Cucurella, ka treguar në rrjetet sociale tronditjen e përjetuar pas aksiden...
Mario Mitaj ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Genoas ndaj Juventusit me rezultatin 2-0. Mbrojtësi i Kom...