Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen u... Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë “Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin Nga ylli i Portos te varësia nga dr*ga, Mario Jardel rrëfen periudhën më të errët të jetës Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jense... Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit... Kryeministri britanik Burnham sfidon Brexit-in: Britania drejt një marrëveshjeje të re me BE-në, që premton... Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha pë... Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë
BOTA

Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen ushtarake

P
Piranjat13 November 2026, 09:57 · 2 min lexim
Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se synon ta zgjidhë çështjen e Kubës përpara përfundimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë me gazetarin konservator Hugh Heuitt, Trump nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake kundër ishullit. “Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem”, deklaroi presidenti amerikan. Ai e cilësoi Kubën si një shtet në gjendje të rëndë ekonomike dhe tha se administrata e tij po e monitoron nga afër situatën.

Trump theksoi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të ketë një rol të rëndësishëm në politikën e Uashingtonit ndaj Havanës. Ai përmendi gjithashtu origjinën kubaneze të familjes së Rubio-s dhe lidhjen e tij me komunitetin kubano-amerikan. Presidenti amerikan tha se dëshiron të veprojë në interes të kubanëve që janë larguar nga vendi dhe kanë gjetur strehim në Shtetet e Bashkuara. I pyetur për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake, Trump u përgjigj se do ta konsideronte një opsion të tillë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Uashingtoni ka shtuar presionin ekonomik ndaj Kubës përmes sanksioneve të reja kundër individëve, kompanive dhe rrjeteve të furnizimit me naftë. Administrata amerikane synon të kufizojë burimet financiare të strukturave ushtarake dhe elitës drejtuese kubaneze.

 

Nga ana tjetër, Havana ka dënuar masat amerikane, ndërsa Kina ka premtuar mbështetje për sovranitetin e Kubës përballë sanksioneve dhe presionit të jashtëm.

Megjithatë, Trump nuk ka njoftuar një plan konkret ushtarak, por deklarata e tij vendos për herë të parë një afat të qartë politik për synimin amerikan ndaj Kubës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.