Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi
Vëllai i kampionit të njohur të peshëngritjes, Pirro Dhima, është arrestuar në Greqi, nën dyshimet për furnizimin dhe administrimin e substancave të ndaluara për sportistët. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 58-vjeçarin Odise Dhima, i cili u arrestua mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në një zonë të Atikës. Ai dyshohet se, në cilësinë e […]

Vëllai i kampionit të njohur të peshëngritjes, Pirro Dhima, është arrestuar në Greqi, nën dyshimet për furnizimin dhe administrimin e substancave të ndaluara për sportistët.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 58-vjeçarin Odise Dhima, i cili u arrestua mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në një zonë të Atikës. Ai dyshohet se, në cilësinë e trajnerit të peshëngritjes, siguronte dhe u jepte sportistëve substanca dopingu që prej prillit të vitit 2024. Hetimi disa mujor, i zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën Greke Kundër Dopingut dhe Organizatën Kombëtare të Barnave, zbuloi edhe një rast të administrimit të një substance të ndaluar ndaj një sportisti të mitur gjatë një gare. Në analizat e tij u konstatua prania e një substance të përfshirë në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA). Për këtë rast ishin vendosur më herët masa pezullimi ndaj trajnerit dhe sportistit.
Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit dhe në ambiente sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 tableta dhe ampula me preparate të paligjshme dhe substanca dopingu, 17 karta sportistësh, shënime personale, një telefon celular dhe 15 mijë euro. Sipas autoriteteve greke, preparatet e sekuestruara nuk janë të miratuara për tregun vendas dhe konsiderohen të dëmshme për shëndetin e përdoruesve. 58-vjeçari është dërguar përpara autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet lidhen me shkeljen e legjislacionit për sportin dhe barnat e dëmshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë

Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Artan Arsit?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet

14 të pushkatuar pa gjyq, krimi komunist në prag të çlirimit të Tiranës





