Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri... “Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij
BOTA

Zjarr në një godinë në New York, gjashtë persona humbin jetën

P
Piranjat 5 November 2026, 18:04 · 2 min lexim
Zjarr në një godinë në New York, gjashtë persona humbin

Një zjarr në një ndërtesë banimi në Brooklyn, New York, u ka marrë jetën gjashtë personave, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY), flakët u raportuan rreth orës 01:40 me kohën lokale. Në vendngjarje u angazhuan më shumë se 230 zjarrfikës dhe punonjës të shërbimeve mjekësore të urgjencës.

BBC raporton se katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë, një burrë dhe një grua, ndërruan jetë në spital, pasi nuk arritën t’u mbijetonin plagëve.

Nga zjarri mbetën të plagosur edhe gjashtë civilë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, si dhe tre zjarrfikës. Sipas raportimeve, kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, kati i parë dhe i dytë i ndërtesës ishin përfshirë nga flakët.

Në operacionin e ndërhyrjes u përfshi edhe një ekip i specializuar për materialet e rrezikshme, për shkak të pranisë së një baterie në ndërtesë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bateria ka pasur lidhje me shpërthimin e zjarrit.

Kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, reagoi për ngjarjen tragjike, duke shprehur dhimbjen për humbjen e personave dhe duke shprehur lutje për shërimin e të plagosurve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.