Kaos në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes/ Rubio mund të japë dorëheqjen

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohet nga administrata e Donald Trump për t’i hapur rrugë kandidimit për president në zgjedhjet e vitit 2028. Lajmi raportohet nga gazeta britanike “The Independent”, e cila citon burime pranë Partisë Republikane dhe qeverisë britanike.
Sipas raportimit, Rubio po shqyrton mundësinë e largimit nga detyra për të garuar për nominimin presidencial të republikanëve në nëntor 2028. Ai mban njëkohësisht edhe postin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Zërat për dorëheqjen e tij janë shtuar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ku demokratët fituan terren si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat.
Sipas burimeve të cituara nga “The Independent”, Rubio është ndër katër ose pesë zyrtarët e administratës Trump që mund të largohen pas rezultatit të dobët elektoral.
Një nga arsyet që përmendet është nevoja për t’u distancuar politikisht nga lufta me Iranin dhe përgjegjësia e administratës amerikane për konfliktin.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance ka lidhur humbjen e republikanëve me luftën në Iran, duke deklaruar se konflikti ishte një nga arsyet kryesore të rezultatit negativ në zgjedhje.
Rubio dhe Vance në garën për Shtëpinë e Bardhë?
Burime pranë republikanëve, të cituara nga gazeta britanike, e konsiderojnë Rubion një kandidat të mundshëm për nominimin presidencial të partisë në vitin 2028, ndërsa përmendin edhe JD Vance si një tjetër emër të rëndësishëm në këtë garë.
Megjithatë, vetë Rubio ka mohuar më herët se ka një plan konkret për të kandiduar, duke deklaruar se është plotësisht i përqendruar në detyrat e tij qeveritare.
Reagojnë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit
Raportimi ka shkaktuar reagime nga administrata amerikane. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për një largim të mundshëm të Rubios.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, e cilësoi artikullin si një përhapje të teorive konspirative të pabazuara, ndërsa Departamenti i Shtetit e quajti raportimin lajm të rremë, të mbështetur në burime anonime të sajuara.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar për dorëheqjen e Marco Rubios apo për kandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Lexo edhe
BOTA
Soros thumbon Trump, pas humbjes së rëndë: Fitorja më e madhe që kam parë, SHBA se ka parë kurrë atë që ndodhi dje

Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë akuzat

Aktori i njohur shpallet fajtor për përdh*nim dhe tre sulme sek*uale ndaj grave, rrezikon disa vite burg

Protestat/ Studentët mbushin rrugët e Athinës e Selanikut

VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin





