El-Sayed: Jam po aq i përkushtuar për të mbrojtur komunitetin hebre, sa për fëmijët e mi
El-Sayed thotë se është po aq i përkushtuar për mbrojtjen e komunitetit hebre, sa që është për fëmijët e tij.Abdul El-Sayed, i zgjedhur si senator demokrat në Miçigan, iu përgjigj votuesve që nuk e mbështetën për shkak të qëndrimit të tij ndaj Izraelit, duke theksuar se ai është i përkushtuar ndaj s...

El-Sayed thotë se është po aq i përkushtuar për mbrojtjen e komunitetit hebre, sa që është për fëmijët e tij.
Abdul El-Sayed, i zgjedhur si senator demokrat në Miçigan, iu përgjigj votuesve që nuk e mbështetën për shkak të qëndrimit të tij ndaj Izraelit, duke theksuar se ai është i përkushtuar ndaj sigurisë së komuniteteve hebreje.
“Unë jam në anën e dashurisë dhe kundër urrejtjes”, citohet të ketë thënë El-Sayed për CNN, përcjell Telegrafi.
“E kuptoj se çfarë do të thotë të demonizohesh për shkak të mënyrës se si lutesh. Dhe unë dua një Miçigan ku askush nuk ndihet në atë mënyrë; ku, kur e dërgon fëmijën në shkollë apo në sinagogë, e di se ai do të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi dhe do të trajtohet me respekt në komunitetin e tij. Kjo është diçka për të cilën mund të punojmë të gjithë së bashku”, ka shtuar ai.
“Mund t’i duash, t’i vlerësosh dhe t’i respektosh fëmijët palestinezë, e po ashtu t’i duash, t’i vlerësosh dhe t’i respektosh fëmijët hebrenj. Në fakt, besoj se duhet t’i bësh të dyja”, theksoi ai.
“Prandaj, kur bëhet fjalë për sigurinë e hebrenjve, unë jam po aq i përkushtuar për sigurinë e komunitetit hebre, sa ç’jam për sigurinë e fëmijëve të mi”.
Ai po u përgjigjej komenteve të disa votuesve – mes të cilëve njëri vuri në dyshim mbështetjen e tij për komunitetin hebre, ndërsa një tjetër theksoi kundërshtimin e tij ndaj urrejtjes.
El-Sayed u shpreh se beson se zhgënjimi i votuesve ndaj tij buron kryesisht nga qëndrimi i tij lidhur me Izraelin.
Ai argumentoi se kritikat ndaj përdorimit të taksave amerikane për të financuar Izraelin nuk bien ndesh me mbështetjen për sigurinë e komuniteteve hebreje.
“Por nuk do të tërhiqem nga çështja nëse taksat tona duhet të përdoren apo jo për të subvencionuar gjenocidin, aparteidin apo luftën. Mendoj se duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis sigurisë së komunitetit hebre në Miçigan dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, dhe qasjes sonë të politikës së jashtme ndaj qeverisë së Izraelit”, ka thënë ndër tjerash El-Sayed.
Lexo edhe
BOTA
Kaos në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes/ Rubio mund të japë dorëheqjen

Soros thumbon Trump, pas humbjes së rëndë: Fitorja më e madhe që kam parë, SHBA se ka parë kurrë atë që ndodhi dje

Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë akuzat

Aktori i njohur shpallet fajtor për përdh*nim dhe tre sulme sek*uale ndaj grave, rrezikon disa vite burg

Protestat/ Studentët mbushin rrugët e Athinës e Selanikut





