"Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me të" - A do e shkarkojë Trump, ministrin e Mbrojtjes?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se synon ta mbajë Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes, pavarësisht se ka marrë telefonata nga persona që kanë shprehur pakënaqësi lidhur me udhëheqjen e tij.
“Kam çdo synim për ta mbajtur atë në këtë detyrë”, tha Trump.
Trump pranoi se disa persona e kishin kontaktuar për të ngritur shqetësime lidhur me Hegsethin, por vuri në pikëpyetje kritikat ndaj tij.
“Po i marr këto telefonata, e dini, lidhur me të. Nuk e kuptoj pse”, tha ai.
Trump pranoi se konfirmimi i një sekretari të ri të Mbrojtjes do të ishte më i lehtë përpara se demokratët të marrin kontrollin e Senatit në muajin janar, pasi ata do të kenë shumicën e nevojshme për të votuar kundër çdo kandidati të propozuar.
Dje, Trumpi hodhi poshtë raportimet se po shqyrtonte mundësinë e zëvendësimit të Hegsethit, duke u thënë gazetarëve se sekretari i Mbrojtjes “po bën një punë shumë të mirë”.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, citohet të ketë thënë se Hegseth “nuk do të tërhiqet dhe nuk do të pengohet nga politikanët që kërkojnë të fitojnë pikë për interesa partiake”.
“Sekretari Hegseth është 100 për qind i përkushtuar për të udhëhequr departamentin deri në përfundim të mandatit të presidentit Trump”, tha Parnell.
Më herët, zv.presidenti JD Vance tha se arsyeja për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit është lufta me Iranin.
Demokratët prej kohësh kanë kritikuar si vetë luftën, ashtu edhe mënyrën se si Hegseth e ka menaxhuar atë.
Lexo edhe
BOTA
Vrau dy fëm*jët e partneres, ekzekutohet me injeksion 50-vjeçari

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

Tronditet Gjermania, ministri 55-vjeçar gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë

Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?





