Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
BOTA

Aktori i njohur shpallet fajtor për përdh*nim dhe tre sulme sek*uale ndaj grave, rrezikon disa vite burg

P
Piranjat 5 November 2026, 17:21 · 4 min lexim
Aktori i njohur shpallet fajtor për përdh*nim dhe tre sulme sek*uale

Komiku dhe aktori britanik Russell Brand është shpallur fajtor për përdhunim dhe tre sulme seksuale ndaj disa grave, në kuadër të një serie ngjarjesh që lidhen me periudhën 1999-2009.

51-vjeçari rrezikon disa vite burg, pasi gjykata dëgjoi dëshmi sipas të cilave ai kishte vepruar në mënyrë “të pamëshirshme, të llogaritur dhe manipuluese”, në përpjekje për të kënaqur oreksin e tij të tepruar seksual.

Sipas akuzës, Brand kishte shfrytëzuar famën në rritje, të fituar përmes prezantimit të emisionit Big Brother’s Big Mouth dhe roleve në filma të Hollywood-it, për të vënë në shënjestër viktimat në vende të ndryshme.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Southwark në Londër, juria e shpalli fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, pas tetë orë e gjysmë diskutimesh.

Juria e gjeti fajtor për prekjen në mënyrë të papërshtatshme të një punonjëseje të MTV-së gjatë një feste në një bar në lagjen Soho, në vitin 2004. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuzën se më pas e kishte përdhunuar atë në tualetin e lokalit.

Brand u shpall gjithashtu fajtor për puthjen me forcë dhe prekjen e një punonjëseje të Capital Radio-s, pasi ishte takuar me të në një korridor në vitin 2005.

Një tjetër akuzë për të cilën u shpall fajtor lidhet me përdhunimin e një 21-vjeçareje, fanse të tij, në banesën e tij në Hampstead. Sipas dëshmive, ai ishte njohur me të në një shfaqje humori në Hammersmith Apollo, në vitin 2009.

Po në vitin 2009, juria e shpalli fajtor për sulm seksual ndaj një punonjëseje të Channel 4, të cilën e kishte detyruar t'i bënte masazh.

Nga ana tjetër, ai u shpall i pafajshëm për përdhunimin e një gruaje me të cilën ishte njohur në një shfaqje kabareje, gjatë konferencës së Partisë Laburiste në Bournemouth, në vitin 1999.

Brand u shpall gjithashtu i pafajshëm për tentativën për të tërhequr me forcë një punonjëse të MTV-së drejt tualetit, me qëllim kryerjen e një sulmi seksual, në vitin 2001.

Pas shpalljes së vendimit, u bë e ditur se ndaj tij mund të ngrihen edhe akuza të tjera penale. Brand është akuzuar për përdhunimin e dy grave të tjera.

Sipas informacioneve të paraqitura në gjykatë, njëra prej denoncimeve vjen nga një grua që kishte pasur një lidhje me të kur ai ishte 30 vjeç, ndërsa tjetra nga një vajzë 16-vjeçare në atë kohë.

Mundësia e ngritjes së akuzave të reja ishte diskutuar edhe gjatë seancave gjyqësore në muajin mars dhe maj, kur avokatët e Brandit kërkuan garanci se nuk do të paraqiteshin akuza të reja pak para nisjes së procesit gjyqësor.

Gjatë shpalljes së vendimit, Brand, i cili para seancës i kishte thënë bashkëshortes së tij, Laura Gallacher, “Të dua”, nuk shfaqi asnjë reagim emocional.

Procesi gjyqësor zgjati pothuajse katër javë. Pas vendimit, ai u la në paraburgim dhe pritet të dalë sërish para gjykatës të hënën, kur do t'i komunikohet masa e dënimit. Gjykatësi i paralajmëroi se duhet të përgatitet për një dënim të konsiderueshëm me burg. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.