Zjarr në një magazinë druri në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë rreth orës 21:20 në një magazinë prej druri pranë ish-Parkut në Gjirokastër, duke vënë në lëvizje dy grupe të shërbimit zjarrfikës me automjete dhe autobot për furnizimin me ujë.
Efektivët ndërhynë në ambientet e brendshme të magazinës, duke prerë edhe hekurat mbrojtëse të një dritareje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri u izolua dhe u parandalua përhapja në pjesën tjetër të objektit, ndërsa u shkaktuan vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi:
Në orën 21:20, Salla e Informacionit pranë Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër mori njoftim për rënien e një zjarri në një magazinë prej druri, pranë ish-Parkut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dhe mbërritën dy grupe shërbimi, të angazhuara me dy automjete zjarrfikëse, një automjet zjarrfikës dhe një autobot për furnizimin me ujë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte rënë në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin.
Për të bërë të mundur ndërhyrjen nga jashtë drejt ambienteve të brendshme, efektivët e shërbimit zjarrfikës kryen prerjen e hekurave mbrojtëse të një dritareje, duke krijuar akses për futjen e ujit dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit të dy grupeve të shërbimit, zjarri u izolua në kohë dhe u bë i mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në pjesën tjetër të magazinës.
Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të vogla materiale. Nuk u lejua përhapja e zjarrit në ambientet e tjera të objektit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm!

Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit

Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizme!

Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje





