Zvicra nxjerr monedhë të re ari, vetëm 5 mijë copë në shitje (Detajet)
Zvicra do të hedhë në treg një monedhë të re ari me vlerë nominale 25 franga, e krijuar posaçërisht për koleksionistët. Emetimi do të jetë i kufizuar në vetëm 5 mijë ekzemplarë. Monedha do të shitet nga Swissmint, institucioni shtetëror përgjegjës për prodhimin e monedhave zvicerane, me një çmim prej 715 frangash në dyqanin zyrtar […]

Zvicra do të hedhë në treg një monedhë të re ari me vlerë nominale 25 franga, e krijuar posaçërisht për koleksionistët. Emetimi do të jetë i kufizuar në vetëm 5 mijë ekzemplarë.
Monedha do të shitet nga Swissmint, institucioni shtetëror përgjegjës për prodhimin e monedhave zvicerane, me një çmim prej 715 frangash në dyqanin zyrtar online.
E përbërë nga 90 për qind ar, ajo peshon 5.64 gramë dhe ka një diametër prej 20 milimetrash.
Pamja e saj ndërthur simbole dhe motive të monedhave të vjetra zvicerane. Në njërën anë është paraqitur stema e vendit, e rrethuar me degë të trëndafilit alpin, ndërsa në anën tjetër shfaqen kryqi zviceran dhe vlera nominale prej 25 frangash.
Dizajni sjell në vëmendje monedhat historike të arit të viteve 1871 dhe 1955–1959, të cilat nuk u përdorën në qarkullimin e zakonshëm dhe një pjesë e madhe e të cilave përfunduan duke u shkrirë.
Përmes këtij botimi të rrallë, Swissmint synon të ruajë dhe të promovojë traditën numizmatike të vendit.
Lexo edhe
BOTA
Gjermania në gatishmëri për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane, Berlini mbledh zyrtarët e lartë

Ekzekutohet shefi i sigurisë së brendshme të Hamasit

BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të sigurisë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

Bob Woodward: Trump është shumë më i keq se Nixon, korrupsioni është i rrënjosur thellë





