“Ngrihu, Lazarus”, policia në Peru përdor një taktikë të pazakontë për të shkatërruar bazën e trafikantëve të drogës
Një operacion policor i pazakontë në Peru ka tërhequr vëmendjen për mënyrën spektakolare se si agjentët e infiltruar arritën të futeshin në një banesë të përdorur si pikë shpërndarjeje droge. Për të mos ngjallur dyshime, njëri prej efektivëve u maskua si student, ndërsa kolegu i tij u paraqit si një person me aftësi të kufizuara, […]

Një operacion policor i pazakontë në Peru ka tërhequr vëmendjen për mënyrën spektakolare se si agjentët e infiltruar arritën të futeshin në një banesë të përdorur si pikë shpërndarjeje droge. Për të mos ngjallur dyshime, njëri prej efektivëve u maskua si student, ndërsa kolegu i tij u paraqit si një person me aftësi të kufizuara, i ulur në një karrocë me rrota.
Pamjet e ndërhyrjes tregojnë agjentin e maskuar si student, me një çantë shpine, teksa shtyn karrocën drejt banesës ku dyshohej se vepronin anëtarët e një bande të trafikut të drogës. Në një moment, ai i jep një sinjal kolegut të tij dhe i thotë: “Ngrihu, Lazarus”. Menjëherë pas kësaj, burri që deri në atë çast qëndronte në karrocë ngrihet në këmbë, nxjerr një çekiç të fshehur dhe nis të godasë derën dhe gardhin e banesës për të mundësuar hyrjen e policisë.
?? | En Perú, policías encubiertos disfrazados de escolar y de paciente en silla de ruedas allanan la casa de un traficante. https://t.co/4kPC2GCFvc
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) November 11, 2026
Sipas raportimeve të medias kolumbiane El Tiempo, kjo ishte pjesë e një strategjie të mirëmenduar nga policia për të shmangur zbulimin e operacionit. Pranë banesës ndodheshin një shkollë dhe një spital, ndaj agjentët shfrytëzuan lëvizjet e zakonshme të njerëzve në zonë për t’u afruar pa rënë në sy. Operacioni ishte përgatitur pasi një prej oficerëve të infiltruar kishte kryer më parë një blerje kokaine, duke siguruar prova për aktivitetin e dyshuar kriminal dhe duke krijuar kushtet për ndërhyrjen e pjesës tjetër të forcave policore.
Falë kësaj manovre, efektivët arritën të hynin në ndërtesë dhe të surprizonin personat që ndodheshin brenda. Në përfundim të operacionit u arrestuan tre anëtarë të bandës “Los Santurrones de San Juan”, ndërsa në banesë u sekuestruan qindra doza kokaine. Operacioni është bërë veçanërisht i komentuar për maskimin e pazakontë të agjentëve dhe momentin kur personi që hiqej si i paralizuar u ngrit papritur nga karroca për të ndihmuar në hapjen e rrugës drejt banesës.
Lexo edhe
BOTA
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Skenari i ekspertëve të Pentagonit: Putini vdes në janar 2027, Rusia nis luftë me NATO-n në vitin 2030

Shembet ndërtesa në New York, 2 të vdekur dhe mbi 17 të plagosur

VIDEO/ Shpërthen makina-bombë në Shën Petersburg, vritet koloneli rus

Estonia kundër të dërguarit të posaçëm të BE-së për negociatat Ukrainë-Rusi: Europa ka përfaqësuesit e saj!





