14 të pushkatuar pa gjyq, krimi komunist në prag të çlirimit të Tiranës
Pesë ditë përpara çlirimit të Tiranës, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit në Shqipëri, njësitet guerile komuniste të kryeqytetit kishin nisur eliminimin e njerëzve që pushteti i ardhshëm i konsideronte kundërshtarë

Pesë ditë përpara çlirimit të Tiranës, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit në Shqipëri, njësitet guerile komuniste të kryeqytetit kishin nisur eliminimin e njerëzve që pushteti i ardhshëm i konsideronte kundërshtarë. Më 12 nëntor 1944, 14 qytetarë, mes tyre gazetarë, botues, tregtarë, ushtarakë dhe patriotë të njohur, u ekzekutuan pa gjyq.
Sot, 82 vite më vonë, kjo ngjarje mbetet një nga episodet më të errëta të vendosjes së pushtetit komunist në Shqipëri. Mes viktimave ishin Ismail Agë Petrela, vëllezërit Mumtaz e Vesim Kokalari, gazetari Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana dhe tregtari durrsak Lluka Xhumari.
Mumtaz dhe Vesim Kokalari, vëllezërit e shkrimtares Musine Kokalari, ishin botuesit e shtëpisë “Mesagjeritë Shqiptare”, e cila kishte kontribuar në përhapjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Mes të vrarëve ishte edhe Nebil Çika, një nga emrat e njohur të gazetarisë shqiptare, drejtues i gazetës “Arbëria” dhe revistës “Minerva”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenzimet e veta

Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit

Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti

Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së

“200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve para për riparimet!...

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore





