Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese...
AKTUALITET

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

P
Piranjat12 November 2026, 20:46 · 4 min lexim
Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet

Këshilli Shqiptar i Medias ka kërkuar nga mediat anëtare të Aleancës të paraqesin një raport të detajuar mbi gjobat dhe masat administrative të vendosura ndaj tyre nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Përmes një njoftimi zyrtar, Këshilli u kërkon subjekteve mediatike të dokumentojnë çdo rast konkret, duke specifikuar shumën e gjobës, datën dhe numrin e vendimit të AMA-s, si dhe përmbajtjen mediatike që ka sjellë ndëshkimin.

Një tjetër element që kërkohet të sqarohet është baza ligjore mbi të cilën autoriteti ka marrë vendimet, si dhe nëse ato janë kundërshtuar përmes procedurave administrative apo në gjykatë. Mediat duhet të bëjnë të ditur edhe ecurinë aktuale të këtyre çështjeve.

Për të plotësuar dokumentacionin, Këshilli kërkon gjithashtu kopje të vendimeve, njoftimeve zyrtare dhe çdo akti tjetër që lidhet me masat e marra nga AMA.

Sipas Këshillit Shqiptar të Medias, mbledhja e këtyre të dhënave synon të krijojë një panoramë të qartë dhe të verifikueshme të penaliteteve ndaj mediave anëtare, me qëllim koordinimin e veprimeve të mëtejshme në mbrojtje të tyre, të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik.

Të nderuara media anëtare të Aleancës: 

Këshilli i Medias, në kuadër të misionit të tij për mbrojtjen e lirisë së medias, garantimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe subjekteve mediatike, kërkon bashkëpunimin dhe informacionin tuaj lidhur me masat administrative dhe gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ndaj mediave anëtare të Aleancës.

Duke qenë në dijeni se ndaj disa subjekteve mediatike janë ndërmarrë masa administrative, përfshirë vendosjen e gjobave, ju lutemi të na informoni në mënyrë të detajuar për rastet konkrete, duke përfshirë:

1. Masën administrative ose gjobën e vendosur dhe vlerën e saj.

2. Datën e vendimit dhe numrin e aktit përkatës të AMA-s.

3. Materialin mediatik, emisionin, kronikën apo përmbajtjen për të cilën është vendosur masa.

4. Arsyetimin ligjor dhe nenet konkrete mbi të cilat AMA ka mbështetur vendimin.

5. Nëse vendimi është kundërshtuar administrativisht apo në rrugë gjyqësore dhe në çfarë faze ndodhet aktualisht çështja.

Gjithashtu, ju lutemi të na vini në dispozicion kopje të vendimeve të AMA-s, njoftimeve zyrtare dhe çdo dokumentacioni tjetër që lidhet me rastin.

Qëllimi i kësaj kërkese është që Këshilli i Medias të ketë një pasqyrë të plotë dhe të dokumentuar të situatës, në mënyrë që të mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e mediave anëtare.

Ju lutemi që informacionin dhe dokumentacionin përkatës ta përcillni pranë Këshillit të Medias sa më shpejt, me qëllim koordinimin e hapave të mëtejshëm.

 

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhesolidaritetin, mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias, pluralizmit dhe pavarësisë editoriale.

Me respekt, Këshilli Shqiptar i Medias

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.