Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren... Vodhi në familjen mbretërore/ DAILY MAIL: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim EMRAT/ Po transportonin 4 thasë me kanabis në Laç, arrestohen dy persona Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK Tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen! Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh ... Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërko... EMRI/ U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16%
POLITIKE

302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren kurrë

P
Piranjat27 November 2026, 11:22 · 3 min lexim
302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po përdor kredinë prej 302 milionë dollarëshe për të financuar blerjen e armatimeve amerikane. Një nga blerjet më të rëndësishme të kësaj pakete është sistemi raketor HIMARS, për të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje me vlerë rreth 210 milionë dollarë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po përdor kredinë prej 302 milionë dollarëshe për të blerë dy sisteme raketore HIMARS.

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ Ish deputeti i PD-së Asllan Dogjani shpreh skepticizmin për blerjen e tyre, në kohën që ne jetojmë dhe ku teknologjia ushtarake ka përparuar shumë.  Madje ai shkon deri atje sa thotë se këto raketa nuk kanë për tu përdoru asnjëherë por janë taktika për të pastruar paratë në një korrupsion apo lobim në SHBA.

Fjala e tij: 

"Këto raketat më kujtojnë historitë me topat. Ne paguajmë 302 milionë për të blerë 2 lëshues që montohen në kamionë të lëvizshëm dhe 6 kontenierë me disa pajisje komandimi dhe trajnimet.

Për çfarë i duhen Shqiëpërisë sot të shpenzojë 302 milionë dollarë për të blerë 2 lëshues që kanë dalë nga moda, janë prodhim i 2005 ndërkohë Shqipëria nuk ka asnjë rrezik për tu sulmuar në rrugë tokësore.

Këto janë si armët në kohën e diktaturës që nuk u qëlluan asnjëherë. Do të ngelin në magazina dhe janë për tu pastruar paratë në një korrupsion apo lobim atje. Kjo është kompani private, dhe i kanë ngelur. Sepse sot nuk kanë më sulm këmbësor. Do të isha dakord që të merrnin ndonjë sistem antidron, antiajror, apo për të parandaluar sulmet kibernetike.
Unë kam bindjen e plotë se korrupsioni është në mes. Ose po pastrojmë magazinat e Amerikës për lobim 300 milionë dollarësh‘
theksoi Dogjani.

Ndërsa ngriti dhe disa pyetje që qeveria i ka lënë pa përgjigje.

Pse është e nevoshme kjo blerje sot? A e kanë argumentuar ushtarakët nëse duhet? Pse qenka e nevojshme të blejmë topat e Mato Grudës të qëllojë. Nuk sulmohesh më këmbësorish.

S’do të përdoren kurrë, sepse sot teknologjia ushtarake është aq e lartë sa ta komandon nga zyra. Merr një sistem kundër ajror, dron.“

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.