Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16% “Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem Zelensky nuk kursehet ndaj miqësisë Putin-Trump: Është si ta quash Hitlerin mikun tënd Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardh... Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te vot... Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad... Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s
SOCIALE

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

Italia po përjeton ndryshime të thella demografike, ku familjet me një person janë kthyer në formën më të përhapur të

P
Piranjat27 November 2026, 09:54 · 2 min lexim
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga

Italia po përjeton ndryshime të thella demografike, ku familjet me një person janë kthyer në formën më të përhapur të organizimit familjar. Sipas një raporti të Institutit për Financat dhe Ekonominë Lokale (IFEL), në periudhën 2024–2025, familjet njëpersonëshe përbënin 37,1% të totalit, nga 25,9% që ishte kjo shifër dy dekada më parë.

Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2050, kjo përqindje mund të arrijë në 41,1%. Shqetësues është fakti se 59% e personave që do të jetojnë vetëm pritet të jenë mbi 65 vjeç.

Italia renditet tashmë si vendi me popullsinë më të plakur në Europë. Mbi 14,5 milionë banorë janë të moshës 65 vjeç e lart, duke përfaqësuar 24,7% të popullsisë.

Një tjetër tregues i kësaj krize demografike është rënia e lindshmërisë. Vetëm 585 bashki, ose 7,4% e totalit në vend, regjistrojnë më shumë lindje sesa vdekje.

Edhe pse jetëgjatësia mesatare e italianëve arrin në 83,7 vjet, vitet e jetuara në gjendje të mirë shëndetësore janë dukshëm më të pakta, mesatarisht 59,1 vjet. Ndërkohë, rreth 30% e personave me kufizime të rënda funksionale jetojnë të vetëm.

Këto zhvillime pritet të shtojnë presionin mbi sistemin shëndetësor dhe atë të mbrojtjes sociale, ndërsa numri më i vogël i fëmijëve, familjet gjithnjë e më të vogla dhe plakja e popullsisë po krijojnë sfida të reja për shoqërinë italiane.

Përtej krizës së lindshmërisë, Italia po përballet kështu edhe me një tjetër fenomen në rritje: vetminë, veçanërisht mes të moshuarve që jetojnë pa mbështetjen e një familjeje pranë tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.