Tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen! Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është konstatuar mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të një banese në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Objektiv i këtij veprimi dyshohet se ka qenë Emiljan Gjonaj, i cili merret me ndërtim. Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas konstatimit të saj është njoftuar menjëherë […]

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është konstatuar mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të një banese në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Objektiv i këtij veprimi dyshohet se ka qenë Emiljan Gjonaj, i cili merret me ndërtim. Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas konstatimit të saj është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë masat për garantimin e sigurisë.
Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë, të cilët kanë bërë trajtimin e lëndës plasëse për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit. Sipas burimeve nga vendngjarja, Emiljan Gjonaj ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet edhe një pallat nga ana e tij, çka ka ngritur dyshimet se vendosja e tritolit mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij në këtë sektor.
Një nga pistat që po hetohet është ajo e një kërcënimi ndaj ndërtuesit, por deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi motivet e ngjarjes. Fakti që lënda plasëse nuk shpërtheu ka shmangur pasoja të mundshme. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë zbuluar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Trafikimi i të miturës në Shkodër, Prokuroria apel mediave: Të mbrohet identiteti dhe dinjiteti i saj

Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh në akset rrugore

EMRI/ U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri

“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardha

U kapën me armë në 'Audin' e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët. Një person anonim vetëinkriminohet

Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro





