Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërkon ndërhyrjen e UEFA-s
Incidente të rënda shoqëruan përballjen mes Marseille dhe Levski Sofia në javën e pestë të fazës së ligës në Europa League, ku pesë shtetas bullgarë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spitalet e qytetit francez. Situata mes tifozëve doli jashtë kontrollit, duke lënë në hije zhvillimin e ndeshjes. Ngjarjet kanë shkaktuar reagimin e drejtuesve […]

Incidente të rënda shoqëruan përballjen mes Marseille dhe Levski Sofia në javën e pestë të fazës së ligës në Europa League, ku pesë shtetas bullgarë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spitalet e qytetit francez.
Situata mes tifozëve doli jashtë kontrollit, duke lënë në hije zhvillimin e ndeshjes. Ngjarjet kanë shkaktuar reagimin e drejtuesve të klubit bullgar, të cilët kërkojnë masa nga UEFA për të parandaluar përsëritjen e episodeve të tilla. Drejtori ekzekutiv i Levski Sofia, Daniel Borimirov, dënoi incidentet dhe kërkoi që organizmi europian i futbollit të mos qëndrojë indiferent përballë situatave të tilla.
“Shpresoj që të mos luhen më ndeshje në këtë fazë. Besoj se duhet të merren masa në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen normalisht. Futbolli supozohet t’u sjellë gëzim njerëzve, jo të na lejojë të shohim skena të tilla. Zyrtarët e UEFA-s nuk mund të rrinë duarkryq dhe të vazhdojnë të lejojnë që ndeshjet të luhen në kushte të tilla”, deklaroi Borimirov.
Drejtuesi i klubit bullgar kërkoi kështu një reagim konkret nga UEFA, me qëllim garantimin e sigurisë së tifozëve dhe zhvillimin normal të ndeshjeve europiane.
Lexo edhe
SPORT
Marsejë-Levski, fitorja në hije të dhunës, përplasje mes tifozëve

Egnatia shijon fitoren e parë në Ligën e Konferencës, mposht Lincoln Red Imps

Nga ring-u në ekranin turk, Mike Tyson surprizon fansat me një rol në serialin e njohur

Bëri dy gabime të pafalshme, Pochettino merr vendimin për të ardhmen e portierit Lammens

Skandal në Bolivi, arbitri humb kontrollin dhe godet me grusht portierin pas ndeshjes

FSHF nis hetim për incidentet në ndeshjen Oriku-Kukësi

Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon!

Viktor Gyokeres në formë, Arteta: Ky është ai që na duhet





